Kosova

Shqiptari mashtroi shtetin zviceran për 20 vite, mori 900 mijë franga si invalid

shGjatë 20 viteve, sa është konsideruar invalid, kosovari ka marrë mbi 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit. Por, detektivët privatë socialë, të cilët i kishte angazhuar sigurimi, kanë ardhur në përfundimin se ai nuk është fare invalid, shkruan aargauerzeitung. Por vëzhgimi që bëjnë këta detektivë ka një problem ligjor dhe është i kontestueshëm.

Kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch. Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.

Por, pasi që sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar. Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të voziste, ata e kishin filmuar duke vozitur. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.

Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bën më mirë dhe vozitja e automobilit për të, si një ish shofer kamioni, është njëlloj terapie.

Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij. Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu”, thotë ai.

Nga ana tjetër, rasti është i ndjeshëm sepse vëzhgimi nga ana e detektivëve është metodë e kontestuar. Vitin e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg kishte konstatuar për një rast të ngjashëm në Zvicër se dëshmitë e nxjerra në këtë mënyrë janë ilegale. Kështu, xhirimet e realizuara në rastin e kosovarit mund të mos njihen nga gjykata.

Çifti kosovar do të paraqitet para Gjykatës së Qarkut në Baden javën tjetër, transmeton albinfo.ch. Prokurori ka kërkuar deri në gjashtë vjet burg për të akuzuarin.

TIRONCI
KOSOVARET JANE MJESHTERA TE MASHTRIMIT DHE TE KRIMIT ATA TE SHTIREN SI MIK E VELLA BILES EDHE PERLOTEN NGA DOBESIA PER TY POR SA KTHEN SHPINEN TE FUSIN THIKEN.
Albo
He se kane leke keto zvicerianet... nuk i gjen gje jo....

Shto komentin tuaj

8 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM