Extra

Çfarë ka ndodhur më 20 prill?

hit1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII, duke e bërë atë universitetin e parë papnor. Gjatë rilindjes italiane më 1870, La Sapienza pushoi së qeni universitet papnor dhe u bë universiteti i Romës. Sot, La Sapienza, me 140,000 studentë dhe personel prej 8.000 akademikësh, profesorësh dhe administratorësh, është universiteti më i madh në Itali.

1799 – Napoleoni nxjerr një dekret për krijimin e Jeruzalemit për hebrenjtë.

1841 – Zhanër i ri letrar – Publikohet tregimi “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nga Edgar Allen Poe, që konsiderohet si fillimi i vërtetë i zhanrit policor në letërsinë anglisht-folëse. Poe thoshte se kishte shkruar thjesht një “tregim logjik”, ku shqetësimi kryesor është zbulimi i së vërtetës, duke kaluar nëpër një proces të ndërlikuar e misterioz, ndërthurur me intuitë, vëzhgim të kujdesshëm, arsyetim të thellë për të mbërritur në përfundim të saktë.

1889 – Më 20 prill 1889 lind Adolf Hitler. Lindur në Austri, Hitleri ishte politikan austriak, kryetar i Partisë Naziste gjermane, kancelar 1933-1945 dhe diktator i Gjermanisë naziste nga 1934 deri më 1945, kur u vetëvra ne Berlin. Hitleri mban rekordin si personi përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve, brenda një kohe sa më të shkurtër.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM