Rajon

Turqi, Bordi Zgjedhor refuzon kërkesën për anulimin e referendumit

Turqia_ReferendumiTrupi Zgjedhor në Turqi ka refuzuar kërkesën e partisë kryesore opozitare, për anulimin e rezultatit të referendumit të 16 prillit, që ia rritë kompetencat presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Partia Popullore Republikane dorëzoi kërkesë në Këshillin e Lartë Zgjedhor më 18 prill, duke argumentuar se rezultati i referendumit ishte “i paligjshëm”, për shkak të parregullsive në votim – përfshirë këtu përdorimin e fletëvotimeve të pavulosura, shkruan Rel.

Televizioni privat turk, NTV ka raportuar sot se 10 anëtarë të Këshillit të Lartë Zgjedhor kanë refuzuar kërkesën për anulimin e referendumit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi, në mbrëmjen e 16 prillit ka thënë se 51.3 për qind e votuesve kanë mbështetur ratifikimin e 18 amendamenteve kushtetuese, të cilat mundësojnë krijimin e sistemit presidencial. Presidenti Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet e vëzhguesve evropian se ka pasur parregullsi në votime, duke thënë se Turqia nuk “sheh, dëgjon, apo pranon raporte të motivuara politikisht”, të vëzhguesve ndërkombëtarë.

/D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM