Rajon

Tronditet Athina, bomba shpërthen në një bankë

Greqia_Athina_bombaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë rreth orës 22.00. Një bombë ka shpërthyer në një bankë, e cila ndodhej diku mes universitetit të kryeqytetit grek dhe stadiumit.

Medie helene “Zougla.gr” ka shkruar se mjeti shpërthyes ishte vendosur jashtë një banke. Po ashtu thuhet se përpara se të ndodhte shpërhimi, në polici kishte mbërritur një telefonatë anonime. Ndërkaq, policia dhe autroritetet e shtetit grek kanë nisur hetimet. Edhe pak kohë më parë në Athinë ishin gjetur 8 pako me bomba përpara një filiali poste. Në shënjestër ishte vënë një zyrë e Bashkimit Europian.

/D.Xh/

 

 

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM