Kosova

Gjykata e Apelit kthen në paraburgim Naser Kelmendin, i dyshuar për krime të rënda

Naser_KelmendiGjykata e Apelit ka vënë masën e paraburgimit prej dy muajsh për Naser Kelmendin, duke anuluar një vendim të një Gjykate Themelore në Prishtinë, që i dha Kelmendit, në prill të këtij viti, masën e arrestit shtëpiak. Naser Kelmendi u akuzua për tregti me drogë, krim të organizuar dhe vrasjen e një personi - Ramiz Delaliç - shtetas i Bosnjë Hercegovinës.

Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit “i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë të EULEX-it dhe një vendor aprovoi ankesën e prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë… duke e anuluar atë ndërsa ndaj të pandehurit është urdhëruar masa e paraburgimit prej dy muajsh, deri më 03.06.2017”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, dërguar Radios Evropa e Lirë. Në deklaratë thuhet se ‘Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës për caktimin e kësaj mase”.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë. Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

/D.Xh/
.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM