Politikë

Shtyrja e afatit për koalicionet, Rama: Ne me bukë e PD me gurë

edi rama ilir meta lulzim bashaKryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e PD-së pas kërkesës së dorëzuar nga PS e LSI për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.

Përmes një statusi në “Facebook” kreu i qeverisë shkruan: “Kërkesa e KQZ-së është e koalicionit PS-LS&Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkojnë shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve.

Kërkesa vjen në një ditë kur skadon afati ligjor për regjistrimin e  koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Kodi Zgjedhor përcakton afatin 60 ditor para datës së zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Luan Rama, e bëri të qartë dje se nuk do të rikonfirmojë koalicionin me PS-në pas qartësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM