Politikë

“Rama-Meta po bëjnë grusht shteti, marrëveshje për sabotimin e zgjedhjeve”

Ben-Blushi-1LIBRA ka reaguar ashpër pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.

Blushi e cilëson kërkesën si antiligjore dhe si një grusht shteti të partive në pushtet dhe opozitës.

Sipas Blushit partitë në fjalë po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.

Deklarata

Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cenon standardet zgjedhore pa nisur zgjedhjet.

Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin. Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në mënyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit.

LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standardet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po saboton zgjedhjet me marrëveshje.

Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.

Ne do bëjmë gjithçka që zgjedhjet të zhbllokohen, që shqiptarët të kenë një President të mbështetur nga populli, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin të lirë duke rrëzuar kastën e tre partive të vjetra, të cilat nuk kanë aftësi t’i afrojnë vendit stabilitet dhe progres.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM