Politikë

Rama telefonon Erdoganin, e uron për fitoren në referendum

ramaKryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ku i ka shprehur urimin për fitoren në referendumin e 16 prillit për ndryshimet kushtetuese që pritet të rrisin kompetencat e Erdogan.

Erdogan ka marrë urime nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.

Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan. Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM