Politikë

Presidenti i ri, diskutime në Komisionin e Ligjeve një orë para seancës

vasËshtë shtyrë sot mbledhja e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e emrave për president, mbledhje e cila parashikohej të mbahej në orën 10:00.

Mësohet se mbledhja në fjalë është shtyrë për në orën 17:00, një orë përpara seancës parlamentare që do të jetë raundi i parë i votimit të zgjedhjes së presidentit.

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi u shpreh se mbledhja është shtyrë për pasdite pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura për presidentin e ri.  “Shtyrja e komisionit është bërë pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura”, tha Vasilika Hysi.

Sipas Kushtetutës, në raundin e parë presidenti zgjidhet me votim me shumicë të cilësuar, me 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Megjithatë gjasat janë që mazhoranca të mos paraqesë asnjë kandidaturë me qëllim që gjendet gjuha e konsensusit me opozitën. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM