Kronikë

Asgjësohen qindra fidanë kanabisi në Malësinë e Madhe, në kërkim kryeplaku (VIDEO)

mal168 fidanë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia në Malësinë e Madhe, ndërsa ka shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit Xhaj, Rr.P, 61 vjeç si dhe ka proceduar penalisht D.D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, pasi akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ‘Stanet e Draganit’ në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, kanabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /E.SH/


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM