Kronikë

Lejuan kalimin e drogës drejt Italisë, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Porti-i-DurresitGjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa nga të arrestuarit që dyshohet se kanë lejuar transportin e drogës nga Porti i Durrësit, ndërsa vijon procesi gjyqësor ndaj disa të tjerëve.

Vendimi i gjykatës vjen dy ditë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda urdhëroi arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, pasi dyshohet se lejuan transportimit e drogës drejt Italisë.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest në burg’ për Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë. Policia e Portit Durrës, Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.

Punonjësit e doganës akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali. Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

18 Të arrestuarit:

1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM