Sport

Tripleta e Ronaldos çon në shtëpi Bayernin

Temat Kryesore

  • Reali pret biletën për në gjysmëfinale mes polemikave për arbitrimin. Në ndeshjen tjetër nuk ka surpriza dhe Atletico kalon në turin tjetër
Nga Klevis Deda

Skuadra e Real Madrid arrin një fitore vetëm në kohën shtesë ,duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Champions League. Galaktikët eliminojnë skuadrën e Bayernit, një nga pretendentët kryesorë për fitimin e këtij kompeticionit. Skuadra e Zinedine Zidane vazhdon të tregojë formën e mirë në këtë sezon pasi udhëheqin La Ligan dhe tani janë në turin tjetër të Champions. Nga ana tjetër Bayern përjeton një zhgënjim të madh, pasi ulja e Ançelotit në stolin e skuadrës u krye për ta çuar skuadrën drejt fitimit të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Real Madrid u rreshtua me formacionin tradicional 4-3-3. Në portë Navas, në mbrojtje Marcelo, Carvajal, Ramos dhe Nacho, i cili zëvendësoi Varanen e dëmtuar. Në mesin e fushës Zidan hodhi në fushë gjermanin Tony Kroos, Modriç dhe Casemiro, ndërsa në sulm u aktivizua Ronaldo, Bale dhe Isco, ky i fundit luajti në vendin e Bale. Nga ana tjetër skuadra e Bayern Munich luajti me ekipin më të mirë të saj, ndryshe nga ndeshja e parë.

Tekniku Ançeloti hodhi në fushën të njëjtën skemë si kolegu i tij, Zidane. Në portë Neuer, në mbrojtje dy të rikthyerit Hummels, Boateng dhe dy mbrojtësit e krahut Lahm e Alaba. Në mesfushë u rreshtua Vidal, Alcantara dhe Alonso, ndërsa në sulm Ribery dhe Roben mbështetën sulmuesin Lewandowski. Ndeshja nis me Bayernin që luan topin e parë dhe hidhet në sulm me anë të Ribery që dërgon sinjalet e para te porta e Navas. Në minutën e 6-të të takimit arbitri kryesor i ndeshjes, Viktor Kassai, ndëshkon me karton të verdhë Vidal, pas një ndërhyrje të parregullt. Cristiano Ronaldo ka mundësinë shumë të mirë për të asistuar për Benzema, por tentoi të godiste vetë dhe topi përfundoi në duart e portierit Neuer. Në fundin e pjesës së parë braziliani Casemiro ndëshkohet me karton të verdhë dhe rrezikon disa herë të marë dhe të kuqen pas disa ndërhyrjeve të ashpra ndaj kundërshtarëve. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat nuk bëjnë zëvendësime dhe në minutën e 53 të takimit Robben fiton një penallti në zonë, pasi pengohet nga Casemiro.

Gjyqtari akordon penallti, por nuk e ndëshkon lojtarin me karton të verdhë çka do të ishte kartoni i dytë për të dhe do ta linte fushën e lojës, kjo pasi rregulli i UEFA-s është që nëse akordohet një 11-metërsh, nuk duhet që lojtari të ndëshkohet me të kuqe. Penalltinë e merr përsipër Lewandowski dhe gjuan në mesin e portës duke zhbllokuar shifrat. Skuadra e Bayernit hidhet e tëra në sulm duke kërkuar golin e dytë, çka do të ishte dhe goli i kualifikimit për bavarezët. Nga ana tjetër Reali krijon, por vetëm në minutën e 76-të do të vinte goli i vendasve. Cristiano Ronaldo i shkëputet bukur mbrojtjes dhe arrin të mposhtë Neurin. “Santiago Bernabeu” shpërthen në festë pasi një rezultat i tillë kualifikon për më tej galaktikët. Por vetëm pas dy minutave Bayern kalon për herë të dytë në avantazh pas një autogoli të Sergio Ramos. Në minutën e 84 të ndeshjes Vidal ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe detyron Bayernin të luajë me 10 lojtarë.

Kaq përfundon koha e rregullt dhe ndeshja shkon në shtesë pasi rezultati është 1-2 për bavarezët aq sa Reali fitoi një javë më parë në Mynih. Në 30-të minutat e shtesës Ronaldo shënon dy herë në minutën e 105 dhe 110-të duke lënë shenjë në këtë ndeshje me një tripletë. Por Reali nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 112 talenti Asensio shënon dhe golin e katër për Realin duke çuar shifrat e përgjithshëm në 4-2. Në ndeshjen tjetër Atletiko e Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Leicester City. Në minutën e 26-të Saul kalon në avantazh spanjollët me një gjuajtje mjaft të bukur me kokë duke i dhënë qetësi ekipit. Leicester provon me të gjitha mënyrat për të barazuar dhe e arrin në minutën e 61 me anë të Vardy. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe Atletico kualifikohet për në gjysmëfinale të Champions falë dhe fitores të ndeshjes së parë 1-0.

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM