Jetë

Shtëpia 300-vjeçare e Pashko Vasës

pashkoNga Anila Dushi

Shtëpia e Pashko Vasës dhe shtëpia e familjes Çeka janë dy prej monumenteve të kulturës që janë ruajtur dhe trashëguar në formën e tyre origjinale. Mënyra e ndërtimit të këtyre banesave dhe stolitë e shumta në ambientet e brendshme janë dëshmi e 300 viteve më parë. Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës ka rikthyer vëmendjen te monumentet dhe vlerat e shumta historike që përmban qyteti i Shkodrës. Ëngjëll Çeka është njëri prej qytetarëve shkodranë, i cili ka ruajtur me fanatizëm shtëpinë e të parëve. Banesa është ndërtuar mbi 200 vite më parë, ndërsa u shpall Monument Kulture në vitin 1963. Sapo hyn në ambientet e brendshme të shtëpisë të bien në sy elementët tradicionalë, si oxhaku në mes të dhomës së pritjes dhe tavani i punuar në dru. Ai shprehet se banesa është krejtësisht prej guri të latuar, muret kanë një gjerësi prej 75 cm dhe janë tre dhoma e një kuzhinë. Sipas tapisë, në kohën e Turqisë banesa ka një sipërfaqe prej 287 metër 2m urë e saj. Kur u bë restaurimi janë të përbërë prej një përzierje lesh dhie, të bardhë vezë, gëlqere dhe rërë.

Pronari i kësaj shtëpie tradicionale ka krijuar edhe një kënd të veçantë me disa prej objekteve të ruajtura. Ato janë dokument mbrojtjeje i konsullatës franceze, vulat e familjes, një dekoratë dhënë nga konsulli francez të parëve të kësaj familjeje etj. Pak metër më larg është edhe shtëpia e Pashko Vasës, ku sipas dëshmive është ndërtuar rreth 300 vite më parë. Në vitin 1978, kjo shtëpi karakteristike u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë, ndërsa pronarët janë kujdesur që ta mirëmbajnë vazhdimisht. Gryka e pusit, ahuri, oborri tradicional dhe të gjitha stolitë e brendshme të banesës janë dëshmi e ruajtjes dhe trashëgimisë së objekteve. Kjo banesë është rinovuar dhe restauruar tërësisht në vitin 1977, si dhe pjesërisht në vitin 2013. Të gjitha dyert, dyshemetë, dritaret dhe tavanet janë mirëmbajtur sipas origjinalit në dru.

Edhe sot, këto dy monumente kulture në Shkodër përdoren, si objekte banimi, ndërsa pronarët kanë akoma më shumë nevojë për mbështetje për t’i kthyer në destinacione turistike. Trashëgimia kulturore është pasaporta më mirë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kështu shprehet përgjegjë- si i monumenteve të kulturës pranë DRKK Shkodër, Helidon Sokoli, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe trashëgimisë kulturore. Ai thekson se, kjo ditë është mjaft e rëndësishme sidomos për sensibilizimin në ruajtjen e traditës dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Përsa i përket problematikave të Monumenteve Kulturore ne Qarkun e Shkodrës, Sokoli thotë se në përgjithësi gjendja e tyre është mirë. 18 Prilli kthehet në një ditë aktivitetesh të ndryshme kulturore për njohjen e monumenteve dhe vendbanimeve kulturore, luan një rol të rëndë- sishëm edhe në fokusimin e vëmendjes në problematikën e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM