Thellë

“Nuk dua të bëhem barrë”, 59-vjeçari lë letër dhe vetëplagoset

pogradec (1)Nga Tonin Frroku

Një 59-vjeçar nga fshati Starovë që ndodhet vetëm pak kilometra larg nga Pogradeci është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në prani edhe të personave të tjerë në bregun e liqenit të këtij qyteti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej vendeve më të populluara vetëm një kilometër larg nga komisariati i qytetit juglindor. Lavderim Fezollari paraditen e së martës thanë burime të policisë lokale ka qenë i vetëm në bregun e liqenit, aty ku ka pasur edhe persona të tjerë. Në një moment Fezollari, baba i dy fëmijëve të rritur, ka thirrur edhe për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe krejt papritur ka vënë armën e zjarrit, psitoletën e markës “Ekol” në kokë dhe ka kryer aktin makabër. Kjo skenë e rëndë është parë live edhe nga qytetarët pogradecarët të pranishëm në afërsi të bregut të liqenit. Ata pasi kanë dëgjuar dy krismat dhe kanë parë të shembet në rërë kanë vrapuar drejt 59-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të rëndë, por me shenja jete.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bluzave të bardha për dhënien e ndihmës së parë, ashtu siç ka qenë e shpejt edhe ardhja e helikopterit të ministrisë së Shendetësisë nga Tirana. Duke bërë të mundur kështu transportimin e tij drejt kryeqytetit, aty ku vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me rrezik për jetën, thanë burimet të policisë. Gjithnjë, sipas policisë, 59-vjeçari, Lavderim Fezollari në vendin e ngjarjes pak para se të qëllonte veten në kokë kishte lënë një letër ku bënte të ditur se e merrte një veprim të tillë vetëm për arsye familjare. Gjë të cilën, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Fezollari jua kishte bërë të ditur dhe personave të pranishëm para se të shkrepte armën. “Do vras veten për arsye familjare, ulërinte 59-vjeçari, vetëm pak sekonda para krismave”, tha një nga dëshmitarët dhe më pas dy krisma dhe është shembur në tokë. “Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më lë të jetoj i qetë.

Jam shumë i renduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër, sepse po bëhem barrë për të gjithë! Kur ta lexoni letrën s’dua që të fajësoni askënd! As familjen time, as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë! Me falni për çdo shqetësim, familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes, por është më e mira për mua!”, shkruan Fezollari në letrën e lamtumirës. Policia është mjaftuar vetëm me “në momentin e ngjarjes 59-vjeçari, Lavderim Fezollari, ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike”.Nga na tjetër burime të sigurta thanë se 59-vjeçari jetonte në hyrje të fshatit Starovë bashkë me djalin dhe një vajzë dhe se nuk kishte arsye të forta të shkonte deri në këtë veprim ekstrem për jetën e tij. Fezollari kishte një dyqan të vogël për riparim biçikletash në hyrje të fshatit Starovë, aktivitet që i siguronte të ardhura të mjaftueshme për familjen.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM