Thellë

Prokuroria kërkon ndihmë tek italianët për drogën që kaluan policët e portit!

droga-ne-durresNga Nikoleta Kovaçi

Furtuna që ka përfshirë policinë në portin e Durrësit ka detyruar prokurorinë të shkojë përtej detit për të mësuar se çfarë ka ndodhur vërtet me 10 ton drogë, që kaloi nga ky port në dy ngarkesa të ndryshme, në dy data të ndryshme. Edhe pse sipas të dhënave të policisë mësohet se ende disa prej personave të arrestuar nuk kanë qenë në turn natën e kalimit të mjeteve që pretendohet që ka kaluar droga, prokuroria është e bindur tashmë se ata janë përgjegjës dhe të implikuar në këtë trafik ndërkombëtar! Kështu sipas të dhënave mësohet se Prokuroria ka hedhur dyshime se 8 ton drogë të sekuestruar në Ankona, mund të jenë ngarkuar në Shqipëri. Për këtë fakt, ata i kërkojnë homologëve italianë, tahografin e kamionit për të parë lëvizjet dhe qëndrimet e kamionit në Shqipëri.

Skaneri në Qafë Thanë ka konstatuar se në hyrje të Shqipërisë, kamioni ishte bosh. Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga homologët italianë, të zbardhin me anë të tahografit të kamionit qëndrimin dhe itinerarin e lëvizjes së tij nga Maqedonia në Shqipëri dhe më pas në brigjet e Ankonës në Itali, ku u bllokua me 8 ton hashash. Sipas të dhënave bëhet me dije se prokuroria iu ka kërkuar autoriteteve italiane t`i vënë në dispozicion tahografinë e kamionit që drejtohej nga shtetasi maqedonas Zoran Stanojoski tashmë i arrestua në një parking në Ankona. Sipas akuzës, me anë të tahografit të kamionit zbardhet itinerari i ndjekur dhe ndalesat që kamioni, ka pasur brenda territorit të Shqipërisë. Kjo për shkak se kamioni ka bërë 6 orë e 30 minuta rrugë nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës deri në portin e Durrësit. Në dosjen e kësaj çështjeje thuhet se nga kamerat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, kamioni ka hyrë në ora 17:14 minuta të datës 4 shkurt 2017. Nga parkingu, pasi ka mbaruar të gjitha procedurat e verifikimit, skanimit dhe plumbosjes, ka dalë në ora 9:00 të mëngjesit të datës 5 shkurt.

Por nga ora 15:30 minuta të datës 5 shkurt, fiks pas 6 orë e gjysmë, kamioni ka kaluar në portin e Durrësit për tu ankoruar në tragetin me linjës Durrës-Ankona. Sipas akuzës, 146 km rrugë, kamioni me 8 ton hashash e ka përshkruar për 6 orë e 30 minuta, që në një ditë të zakonshme, ky itinerar bëhet për 3 orë. Për këtë fakt, janë hedhur dyshime nga prokuroria, se kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë brenda territorit shqiptar dhe më pas të jetë plumbosur përsëri rimorkio e kamionit.  Ky dyshim është përforcuar edhe pas sekuestrimit të pamjeve filmike të skanerit që ndodhet në Qafë Thanë, të mbajtur nga kompania private, ku ndër të tjera thuhet se kamioni ishte bosh në hyrje nga Maqedonia në Shqipëri. Ky fakt, i mbajtur nga punonjësit e skanerit, ka shtyrë avokatët e të arrestuarve të kontestojnë hetimet e prokurorisë. Sipas tyre, nëse kamioni ka hyrë bosh në Shqipëri, pse janë arrestuar punonjësit e policisë dhe doganës së Qafë Thanës për këtë fakt, pyetje për të cilën pritet të marrin përgjigje gjatë mesditës së mërkurë, kur klientët e tyre do të dalin para Gjykatës për vleftësimin e masave të sigurisë.  Për kalimin e kamionit me 8 ton hashash drejt Italisë me urdhër të prokurorisë janë arrestuar në Shqipëri 22 persona, mes tyre punonjës policie, doganier dhe agjentë doganore të kompanive private.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM