Thellë

Pagat e mësuesve, ngërçi zgjidhet këtë javë

lindita nikollaMësuesit e arsimit parashkollor dhe ciklit të ulët jo vetëm që nuk përfitojnë rritjen e pagës, por atyre u është zbritur vlera e pagës me të cilën paguheshin deri dje. Kjo ka ndodhur për shkak të kategorizimit të pagave që ka bërë Ministria e Financave, ku mësuesit me 3-vjeçare në ish-institutet pedagogjike dhe ata me diplomë “Bachelor”, kanë zbritur në kategori. Shqetësimin e kanë përcjellë jo vetëm kjo kategori mësuesish, por edhe të tjerët, që përkundër vendimit të qeverisë, ende nuk i kanë marrë pagat e shtuara. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla pranon këtë fakt duke deklaruar se kjo situatë do të rregullohet brenda kësaj jave.

Rritja e munguar të pagës për muajin mars, këta mësues do e marrin në muajin pasardhës. “Po reflektohet ky moment i kategorizimeve, pasi janë një bashkësi mësuesish që kanë mbaruar studimet 3-vjeçare në ish-institutet pedagogjike dhe ata me diplomë “Bachelor”. Kjo është një vendimmarrje që do reflektohet në mbledhjen e kësaj jave të qeverisë dhe nuk ka asnjë ulje pagash për ta”, tha Nikolla. Një tjetër çështje shqetësuese mbetet përdorimi i shkollës nga politika për fushatë, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Ndaj Ministria e Arsimit ka hartuar një urdhër të veçantë për drejtoritë arsimore që të denoncojnë çdo preson apo shkelje. “Kemi hartuar një urdhër të veçantë, që e keni parë edhe në 2015, ku tregohet shprehja e vullnetit për të larguar politikën nga shkolla. Kërkojnë që të denoncojnë çdo subjekt apo individ që bën presion për të përfshirë nxënësit dhe mësuesit në mitingje.

Po kështu edhe ambientet shkollore është e ndaluar të përdoren për mitingje dhe politike”, tha ministrja Nikolla. Ish-kryeministri Berisha ditët e fundit ka folur për rritje tarifash për arsimin e lartë, gjë e cila është kundërshtuar kategorikisht nga Nikolla, e cila pohoi se prej 2014 nuk ka asnjë ndryshim tarifash. “Nuk ka rritje tarifash që nga 2014, madje edhe këtë vit nuk do të ketë rritje tarifash në 2017-2018. Ne do vijojmë me publikimin e së vërtetës të shohim kush gënjen”, theksoi ministrja. Universitetet ende nuk kanë dalë me një vendim për tarifat, por me ç’duket edhe ky vit akademik do t’i mbajë në të njëjtat nivele.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM