Kronikë

Kreu dy vrasje, ekstradohet nga Athina shkodrani i dënuar me burgim të përjetshëm (FOTO)

eks 1Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina në Tiranë, të dënuarin me burgim të përjetshëm Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Policia bën me dije se Marku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Lezhë më datë 20 maj 2002 për "Vrasje me dashje” si dhe nga Gjykata e Lartë me 16 vjet dhe 8 muaj në burg për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”

Më datë 6 tetor 2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjja e Spitalit, Lezhë, Marku ka vrarë me automatik shtetasit B. A dhe B. Z.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij dhe Marku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /E.SH/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM