Politikë

Kuvendi mban sot seancën e parë për presidentin e ri, ja si do të procedohet

rama-dhe-metaKuvendi do të mblidhet pasditen e sotme për raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Fillimisht do të ketë një mbledhje te Komisioni i Ligjeve rreth orës 10:00, ku do të shqyrtohen kandidaturat për postin në fjalë.

Megjithatë gjasat janë që raundi i parë të digjet, pasi mazhoranca do të kërkojë një figurë konsensuale që merr “bekimin” e opozitës e cila vijon protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, ka deklaruar se do të pritet opozita e cila ndodhet në bojkot, deri në momentin e fundit me synim arritjen e një kandidature konsensuale.

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të enjten e kaluar, vendosi që më 19 prill të nisë raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhja e kreut të shtetit sipas Kushtetutës mund të bëhet me pesë raunde, ku në tre raundet e para duhet një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla, ndërsa dy raundet e tjera me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Në rast se Presidenti nuk zgjidhet në asnjërën nga raundet, bëhet shpërndarja e Parlamentit dhe shkohet në zgjedhje brenda 45 ditësh. Presidentit aktual Bujar Nishani i mbaron mandati më 24 korrik. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM