Kronikë

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit në Durrës

MAKINE-ZJARR-655x356Makina e biznesmenit nga Durrësi Spiro Paço është djegur në rrethana të paqarta gjatë orëve të natës.

Mësohet se Paço është bashkëshorti i Drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, ndërsa mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Paços.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por burime nga Blutë bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM