Politikë

Bashkimi Shqipëri-Kosovë shqetëson NATO-n, reagime pas deklaratës së Ramës

Albania ElectionsDeklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nëse jo në Bashkim Evropian atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar, kanë nxitur reagim të madh.

Përveç nga zyrtarët e lartë shtetërorë, kjo ka nxitur edhe reagimin e NATO-s, të cilët janë të shqetësuar me këto deklarata.

Të paktën kështu ka thënë një zyrtar në shtabin e NATO-s për agjencinë Beta.

Ky zyrtar ka thënë se NATO-s dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një rol të mbështetjes dhe zgjidhjen e problemeve në rajon dhe Ballkan, transmeton lajmi.net.

“NATO dhe Bashkimi Evropian kanë interesa strategjike për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë ta luajë rolin mbështetës për njerëzit në Kosovë në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

“Stabiliteti dhe siguria e rajonit janë me rëndësi për sigurinë e Evropës, dhe këtë e do edhe NATO. KFOR do të vazhdojë të luajë rolin e saj dhe të jap mbështetje për njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar zyrtari i NATO-s.

“Ne besojmë se ata duan një të ardhme të përbashkët euroatlantike, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë qytetarët e këtyre vendeve”, ka përfunduar ai.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai i brendshëm Stefanoviç, ministri i mirëqenies sociale, Aleksandr Vulin dhe gjithashtu edhe Marko Gjuriç.

kl. np
bashkimi i shqiperise me kosoven nuk ndodh po deshi rama,por vetem ne qofte se krijohen premisat qe te ndodhe nje gje e tille. Ai hodhi nje shashke ose lapsus kot per muhabet,sa per te krijuar tollovi ne qarqet e jashtme politike,dhe per ti bere keq imazhit te vendit te tij,ashtu sic ka bere per 4 vjet.

Shto komentin tuaj

5 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM