Kronikë

Kodet që fundosën 3 taksistët e prostitutave të luksit në Tiranë/ “Ka ardh kushëriri të pimë një kafe”

prostitute_2159543bPërfshirja në “shërbimet” e seksit me pagesë në kryeqytet u ka kushtuar nga një dënim me nga 7 vjet e 6 muaj burg tre taksistëve.

Sipas Gjykatës së Tiranës, tre taksistët, një prej të cilëve punonjës policie, kanë kryer dërgimin e disa prostitutave “luksi” te klientët e tyre nëpër hotele të ndryshme, kanë ndërmjetësuar gjetjen e klientëve, si edhe kanë përfituar përqindje lekësh.

Në vendimin e shpallur më 4 prill 2017, të pandehurit Franko Alidervishi, Eglantin Kapo dhe Engjëll Ylli u shpallën fajtorë për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ata u arrestuan nga një operacion i finalizuar në tetor të vitit 2015, pas një hetimi disamujor ndaj disa personave të angazhuar në shfrytëzimin e prostitucionit në kryeqytet, shkruan “Panorama”.

Ata u gjykuan të veçuar nga dy prostituta dhe dy klientët e tyre të arrestuar gjatë të njëjtit operacion policor. Gjatë gjykimit, të tre të pandehurit kanë mohuar akuzën dhe kanë kërkuar pafajësi. Ata kanë pohuar se kanë kryer vetëm punën e taksistit dhe se nuk kanë pasur dijeni mbi veprimtarinë e jashtëligjshme që kryenin vajzat që kishin si kliente në taksitë e tyre.

“Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se dy të pandehurit, Franko Alidervishi dhe Eglantin Kapo, kanë ndërmjetësuar të pandehurat Silvana N. dhe Xheje D., në disa raste, me persona të ndryshëm për prostitucion. Ndërsa i pandehuri Engjëll Ylli ka bashkëpunuar me shtetasen Silvana N. në disa raste, gjatë kohës që kjo e fundit ushtronte vetë, apo së bashku me të pandehurat e tjera prostitucion.

Për këtë shërbim, të pandehurit janë paguar nga këto shtetase nga shumat që përfitonin për ushtrimin e prostitucionit”, arsyetonte Gjykata e Tiranës.

Një nga provat kryesore të gjykatës kanë qenë deklarimet e vajzave të përfshira në prostitucion, të cilat kanë rrëfyer emrat e taksistëve me të cilët lëviznin nëpër Tiranë, si edhe përgjimet e komunikimeve telefonike mes tyre.

Një nga bisedat e transkriptuara ishte ajo mes numrit 06…431 që u përket Xheje D., ku ajo është telefonuar nga i pandehurit Franko Alidervishi, i cili i kërkon asaj të shkojë të pijë një kafe te stadiumi “Dinamo”.

Sipas gjykatës, telefonuesi nuk është vetë i pandehuri Franko, por një person tjetër, të cilit ai i ka vënë në dispozicion numrin e Xhejes, ndërsa Franko është taksisti.

Në një tjetër përgjim, të analizuar nga gjykata, më 15 janar 2016, e pandehura Xheje është telefonuar nga i pandehuri Franko, i cili i thotë se “… më vonë do të telefonojë se ka ardh ai kushëriri im të pimë ndonjë kafe”.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM