Horoskopi

Horoskopi, 19 prill 2017

horoskopiDashi 21/3 - 20/4

Duhet t’i rezistoni impulsit për të rënë në sy tek partneri. Meritat dhe aftësitë tuaja do të dalin në pah pa qenë nevoja të sforcoheni për të bërë përshtypje.

Demi 21/4 - 21/5

Korrektësia është një gjë që nëse e kërkoni nga partneri duhet ta respektoni dhe vetë. Sot do t’ju jepet mundësia në disa situata për të treguar nëse jeni korrektë ose jo.

 

Binjakët 22/5 - 21/6

Mos bëni projekte që kërkojnë dhe pjesëmarrjen e partnerit. Duke qenë i varur nuk do të arrini të shpreheni dot siç dëshironi ndjenjat tuaja.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Ka ardhur momenti të pretendoni për më shumë në lidhjen tuaj në dashuri. Ndërsa nëse keni arritur pak deri tani në karrierën tuaj mbase jeni ju që i keni vënë vetes kufij shumë modestë.

Luani 23/7 - 21/8

Përgjigjet që kërkoni do t’i gjeni vetëm duke komunikuar me partnerin. Ruani qetësinë dhe flisni hapur me të, gjithçka do të marrë zgjidhje.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Duke folur me partnerin për një çështje që ju mundon do t’ju duket sikur do të çliroheni disi. Mbase një këshillë e dhënë në momentin e duhur është shumë e vlefshme.

Peshorja 24/9 - 23/10

Sot duhet të përqendroheni në problemet e marrëdhënies suaj në çift dhe në çdo moment shprehni qartë atë që mendoni. Do të keni disa keqkuptime të vogla të cilat do të kalojnë shpejt.

Akrepi 24/10 - 22/11

Do të ndjeheni të pasigurt për sa i përket ndjenjave. Qetësinë do ta gjeni vetëm duke kaluar pak kohë me partnerin tuaj. Mos kini frikë se po kërkoni shumë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Pranojini dhuratat që ju ofrohen me sinqeritet dhe pa kërkuar asgjë si shkëmbim. S’keni pse dyshoni për veprime që bëhen pa interesa në marrëdhënien tuaj në çift.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Mos u shqetësoni për një ndryshim në lidhjen tuaj. Gjithçka që bëhet e ka një qëllim. Megjithëse në fillim do të hutoheni disi, më pas do të kënaqeni. Bëni kujdes me financat.

Ujori 21/1 - 19/2

Nuk duhet t’i kushtoni rëndësi pamjes së jashtme të partnerit. Shikoni në brendësi të gjërave duke u munduar të kuptoni psenë e shumë veprimeve të tij.

Peshqit 20/2 - 20/3

Jo çdo gjë do të shkojë siç dëshironit sot lidhur me marrëdhënien tuaj. Koha që keni në dispozicion është shumë e kufizuar kështu që mundohuni të zgjidhni problemet më urgjente.

shqip
ne 2013 rama thote per 300 dite behet me mire shqiperia ishte ne vend te 113 per korrupsion ne pushtetin e berishes pushteti i djallit
shqip
dy golat e ronaldos ishin pozicion jashte loje
shqip
me urdher te rames qesh sejdini
shqip
800 gjyqtar prokuror te korruptuar dekriminalizimi reforma 2017
shqip
mos shkoni ne grecia se rrini pa para
shqip
grecia me parti fashistesh nga e gjeten
shqip
4 humbje me de biasin edhe duken hiqini
shqip
nga elbasani nuk ikja partite e korrupsionit me perzune
shqip
kenge te mira jane shkruajt per elbasanin njera me e mire se tjetra
shqip
elbasani qytet qe jeton ne enderat e mendimeve te mia
shqip
shtermeni I varfer

Shto komentin tuaj

2 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM