Politikë

Koço Kokëdhima: Policët dhe zyrtarët e shtetit të implikuar në kanabizimin e vendit

Kokedhima2Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Komiteti” të “RTV Dukagjini” është pyetur në lidhje me kanabizimin e vendit. Kokëdhima u shpreh se situata e mbjelljes së kanabisit ka tejkaluar normalitetin. Ai tha se problem është fakti se vendi është kanabiziuar, por edhe më i rëndë është fakti se policia dhe zyrtarët e lartë shtetërorë janë inkriminuar në tregtinë e kanabisit.

“Në fillim kishim vetëm Lazaratin që mbillej me kanabis. Pas vitit 2013 u mbyll Lazarati dhe mbjellja e drogës u përhap në të gjithë Shqipërinë. Ajo që është më e rëndë është se policia dhe zyrtarët e shtetit janë të implikuar në këtë biznes të ndyrë. Më e rëndë akoma është se paratë e krimit dhe të kanabisit përdoren në zgjedhje. Situata pra është e rëndë. Ka zona ku i jepet një shumë e caktuar policit dhe zyrtari policor të lë të lirë të mbjellësh kanabis. Ekonomia kriminale është duke funksionuar aktualisht në Shqipëri, për fat të keq”, tha Kokëdhima.

 /D.Xh/

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM