Politikë

Koço Kokëdhima: Nuk mund të ketë kurrë zgjedhje pa opozitën, vendi do të shkonte në destabilitet (VIDEO)

Kokedhima1Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Komiteti” të “RTV Dukagjini” u pyet për fatin e zgjedhjeve. Kokëdhima tha se zgjedhje pa opozitën nuk mundet të ketë.

“Ta harrojë kushdo se mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa opozitën. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Kjo gjë do të çonte në shkatërrim, në rrënim. Zgjedhjet pa opozitën mund të bëjnë që të ketë destabilitet në mbarë Shqipërinë, madje edhe në Kosovë e më gjerë. Kjo gjë do të thoshte që situata të ketë gjak e plumba. Andaj liderët tanë duhet të ulen në tavolinë për të zgjidhur krizën e thellë që ka kapluar vendin, pasi përndryshe vendi mund të shkojë në destabilizim total. Andaj zgjedhjet duhet të bëhen të ndershme dhe të lira, të punohet në këtë drejtim”, tha Kokëdhima.



 /D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM