Politikë

Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Komiteti” në "RTV Dukagjini"

KokedhimaNë emisionin “Komiteti” i drejtuar nga Berat Buzhala, prodhim i Gazetës Express për “RTV Dukagjini”, është i ftuar ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Emisioni transmetohet në orën 20:20 në "RTV Dukagjini", më pas në ueb-sajtin e Gazetës Express. Kokëdhima në Komiteti flet për Lëvizjen “Zgjidhja”, të cilën ai e drejton dhe për mënyrën se si kjo lëvizje do të garojë në zgjedhje.

A do të jetë “Zgjidhja” brenda listave të PS-së në zgjedhje?

Çfarë thotë ish-deputeti socialist për rezistencën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit?

A do të tërhiqet kryeministri Edi Rama, sipas Kokëdhimës?

Si e sheh ish-deputeti i PS-së qeverisjen e majtë dhe Ramën si lider?

Çfarë thotë Kokëdhima për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha?

Në cilat pika janë të një mendimi kreu i PD-së dhe Kokëdhima?

Ish-deputeti i PS-së zbulon detaje nga takimi që ka zhvilluar me Bashën.

Kokëdhima jep këndvështrimin e tij rreth raporteve politike e ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Për këto dhe shumë çështje flet sonte në Komiteti drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima.

/D.Xh/

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM