Kulturë

Avni Delvina ose Françesko Goja shqiptar

agimNga Agim Xhafka

Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë. Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejzazhist i rrallë, që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni, njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore. Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha, nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon, si ai, politikanë e qeveritarë injorantë, hajdutë e vrasës.

Avni Delvina është Françesko Goja i Shqipërisë. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin: “Mbaji se mirë i ke!” Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Françesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim, jo në oborr të burgut, por para parlamentit. Një e vërtetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje.

Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe, me emër për kontribute ndaj vendit, i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë, gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t'i mjekojë plagët. I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret.

Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë, saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk përbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqërisë civile, është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë. Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin në talent dhe në shqetësim. I bashkon dhimbja për tokën, për ajrin, për lindjen dhe vdekjen. Kanë veç një brengë, të mos u lëndohet mëmëdheu...Nderohem si shqiptar prej teje, jam krenar me ty, sir Delvina!

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM