Politikë

Afati për regjistrimin e koalicioneve në orët e fundit, por LSI kërkon dialog, Luan Rama jep qëndrimin e fundit

luan_rama

Afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ përfundojnë nesër, por për partitë e koalicionit të majtë ende nuk kanë arritur në një konsensus përfundimtar. Madje dhe LSI i qëndron idesë se dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të 18 qershorit duhet të vijojë dialogu me partitë e djathta. Qëndrimi është dhënë dje prej nënkryetarit të LSI-së Luan Rama, teksa i mandatari i PS-së Taulant Balla vijon takimet me përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashi. I pyetur nga gazetarët nëse LSI do ta nënshkruajë marrëveshjen me PS Luan Rama shprehetproblemi i madh në këtë vend janë zgjedhjet dhe detyrimi i madh që ka klasa politike, por veçanërisht maxhoranca për shkak të përgjegjësive që ka si maxhorancë e votuar nga Sovrani për të qeverisur dhe realizuar zgjedhje të lira, është dialogu me opozitën, përfshirja e saj në zgjedhje si një kusht jetik i rëndësishëm. Për të realizuar më në fund Shqipëria pas 27 vitesh, zgjedhje sipas standardeve, të lira, të barabarta dhe ku secili aktor politik në garë të ketë mundësi të konkurrojë. Ajo çka duhet të bëjë politika në këtë rast është ti largohemi marrëzisë dhe të jemi të përgjegjshëm për të realizuar zgjedhje të lira. Ky është problemi i madh. LSI gjithmonë do të apelojë për të realizuar dialogun e munguar”. Po ashtu ai ka komentuar dhe deklaratat e ministrit të jashtëm të Gjermanisë i cili tha se opozita duhet të rikthehet në parlament. “Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, por edhe për gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë marrëzitë politik”, tha Luan Rama.

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM