Politikë

Basha ashpërson gjuhën me Ramën: Po pse more gomar për faturën time u ankova unë?!

Basha_protestaKreu i PD-së Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet me kryeministrin Edi Rama. Një ditë më parë Basha e cilësoi qeverinë e Ramës “një qeveri leshi”, ndërsa sot iu drejtua kryeministrit me fjalët “gomar e zog gomari”.

"Ky bylmezi bashkë me një qymez paskan nxjerrë faturën e energjisë time, se nuk duan t’ia dinë për ligje fare. Derisa marrin faturën e kryetarit të opozitës merreni me mend se çfarë bëhet me faturat tuaja. Shteti i leshit. Kam marrë kritikë nga një gazetare që e vlerësoj shumë, po themi shteti i akrilikut, se leshin e ka shumë, është bio të paktën”, tha Basha

“Normalisht që po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar duhet të marrësh lejen time si qytetar. Jo më si kryetar i opozitës, mbrohet privatësia. Jo nuk duan t’ia dinë. Po shumë mirë, nuk kam gjë për të fshehur për faturën e energjisë. Po pse more gomar dhe zog gomari për faturën time u ankova unë? Për faturën time jam këtu unë? Por unë nuk jam këtu për faturën time, se është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kilovat i ke ulur çmimet, e kam fjalën për 75% të shqiptarëve, që janë shtresa më e varfër. Këtë thamë dje, këta paguajnë më shumë dhe se luan as topi. Njerëzit që konsumojnë më pak se kanë më pak mundësi paguajnë më shumë”, vijoi ai. /E.SH/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM