Politikë

Rama paralajmëron: Nëse BE mbyll dyert bashkohemi me Kosovën

edi-ramaBashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për “Politico”. Kreu i qeverisë paralajmëroi “Europa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së Unionit.

“Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Europian”, ka thënë Rama.

I pyetur nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama është përgjigjur: “Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive”.

Rama ka theksuar se bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë ndaj mbylljes së dyerve nga Bashkimi Europian.  “Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, vijoi ai. /E.SH/

kasemi
Ky i gjati patjeter ja ben me sy vetes.Merr poza me demek per ta paraqitur veten si Lider Pushtetplot kur perpara zyres se tij me muaj ngrihet nje cader qe kerkon as me pak e as me shume doreheqjen e tij.Mbylljen e kapitullit te arrogances dhe neperkembjes se njeriut te thjeshte.Me modelin Erdogan nuk hyhet ne Europe dhe as arrihet bashkimi me Kosoven.
shefit
BE-ja do pune jo llafe,do fakte jo genjeshtra.Mashtrimin e hane shqiptaret nga politikanet e tyre,por jo BE-ja, Per cfar arritje duhet te mburret Rama qe bashkimi Evropian te pranaoje shqiperine ??,Sa i perket bashkimit me kosoven ne de fakto bashkuar jemi,vetem me nje ndryshim se kemi dy qeveri,te dyja kush me hajdute se tjetra.

Shto komentin tuaj

4 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM