Ekonomi

Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kullës ikonike në Tiranë

kullKuvendi i ka hapur sot rrugë ndërtimit të kullës ikonike në Tiranë.

Gjatë seancës së sotme u miratua me shumicë votash projektligji që synon negocimin e një kontrate 250 milionë dollarëshe me kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”.

Firmosja e kësaj kontrate duhet të kalonte me çdo kusht nga Kuvendi pasi firma arabe që do ta ndërtojë “Al Habtoor Investment” ka kërkuar të përjashtohet nga taksat.

Investitori nga Dubai ka disa investime të rëndësishme si në vendin e tij ashtu edhe në Evropë. Kjo kullë pritet të jetë ndërtesa më e lartë në vendin tonë, plot 350 metra.

Projekti parashikon investimin e 250 milionë dollarëve, ku firma kërkon përjashtim nga çdo lloj takse për 15 vjet dhe faljen e 25 mijë metrave katrorë truall në fund të bulevardit të ri të Tiranës. Ajo premton se falë këtij projekti do të punësohen 6000 njerëz gjatë ndërtimit dhe 3000 pas përfundimit. /E.SH/

shqip
gratacelat do te behen ne tirane durres elbasan
shqip
gradacelat do ti japin pamje terheqese shqiperise
shqip
mbusheni shqiperine me gradacela

Shto komentin tuaj

1 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM