Kulturë

Përplasja mes shkrimtarëve, Lubonja: Akuzat e Kadaresë ndaj meje janë qesharake

Ismail_Kadare_Fatos_LubonjaShkrimtari, kandidat për Çmimin Nobel disa herë Ismail Kadare ka vijuar replikat me analistin dhe opinionistin Fatos Lubonja. Kadare ka thënë se Lubonja ka dëshmuar në hetuesi kundër të atit.

Kadare ka cituar gjyqin e Lubonjëve më 1975, duke thënë se ky gjyq është rast ekzemplar, kur i biri akuzon babanë se “ka bërë gabime ideologjike”. Këtë ngjarje shkrimtari Kadare, e merr si rast ilustrimi për të stigmatizuar regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke u shprehur: “Dosja për të cilën ju flisni, duke pasur në thelb një ngjarje disi të rrallë, rastin e familjes Lubonja at e bir, ku i biri ka bërë shkaktar të atin për “mendimet e gabuara”, që po e çonin drejt burgut, në një pamje të parë mund të duket si dramë brenda familjes, në të cilën e drejta për t’u përzier është vetvetiu e kufizuar…”.

Dhe më tej, duke iu adresuar  Fatos Lubonjës, nëpërmjet GSH, Kadare thotë: “Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist antiserb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto…”. Pas kësaj, ka reaguar Fatos Lubonja, që në një prononcim për “News 24” është shprehur se akuzat e drejtuara në drejtim të tij janë qesharake. “Akuzat e Kadaresë ndaj meje janë qesharake. Ndjej keqardhje për kulturën e manipulimit. Historia manipulohet për hatër të pushtetit. Në Shqipëri është krijuar një regjim i dytë. Unë as nuk shpik dhe as nuk shtoj. Hapni gazetën ‘Drita’ dhe verifikoni thëniet e mia”, ka thënë Lubonja.

/D.Xh/

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM