Kulturë

Pallati i Skënderbeut në Romë, hotel që ruan rrëfimet për heroin (FOTO)


1 Nga 3 Foto


“Palazzo Skënderbeu” i rinovuar në vitin 1843 ka ndërruar destinimin nëpër shekuj. Mirëpo, në periudhën e fundit ky objekt është shndërruar në një hotel në zemër të Romës, ku përpos shërbimeve hoteliere, vizitorët mund të njihen për së afërmi edhe me historinë e heroit.

Është një ndër objektet më interesante në Romë të Italisë , duke pas parasysh edhe vjetërsinë por edhe historinë e këtij objekti, që ngërthen në vete edhe një pjesë të popullit shqiptar, shkruan “Kult Plus”. “Palazzo Skënderbeu”, daton që nga shekulli i 15-t, dhe njihet si shtëpia ku ka qëndruar Skënderbeu përgjatë vizitave që i bënte në Romë.

Dhe pikërisht ky qëndrim i Skënderbeut në këtë objekt me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore në Romë, ka bërë që edhe tashti ky objekt të ruaj rrëfime për Skënderbeun, duke u nisë që nga portreti i heroit qysh te porta e këtij objekti. “Palazzo Skënderbeu” i rinovuar në vitin 1843 ka ndërruar destinimin nëpër shekuj. Mirëpo, në periudhën e fundit ky objekt është shndërruar në një hotel në zemër të Romës, ku përpos shërbimeve hoteliere, vizitorët mund të njihen për së afërmi edhe me historinë e heroit.

/D.Xh/

 

Ramo Mezini
Mirenjohje pa kufi popullit te mbrekullushem Italian per ruajtjen e vlerave historike shqipetare me ate kujdes qe ruajn edhe vlerat e tyre. Afer Koloseut eshte Piaca Albania ku eshte busti I Skenderbeut me mbishkrimin: SHPETIMTARI I PERENDIMIT.

Shto komentin tuaj

3 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM