Ekonomi

Çmimi i benzinës, Shqipëria ndër vendet më të shtrenjta të Evropës

benzShqiptarët për 50 litra benzinë duhet të paguajnë afërsisht 8,500 lekë, apo 62 euro, duke konkurruar me vendet e Europës Perëndimore.

Në Gjermani, ekonominë më të zhvilluar europiane, 50 litër benzinë kushton 68 euro, vetëm 5 euro më shumë se në Shqipëri. Krahasuar me amerikanët, të cilëve 50 litra benzinë ju kushtojnë 3,890 lekë, shqiptarët duhet të paguajnë rreth 2.2 herë më shumë.

Për çdo një litër benzinë të blerë në vend, 100 lekë janë taksa.  Nga këto, 68 lekë janë taksa fikse, ku përfshihet akciza, 37 lekë; taksa e qarkullimit 27 lekë; taksa e karbonit 3 lekë, markimi i karburantit 1 lekë. Ndërkohë që TVSh mbi çmimin e blerjes ( çb*0.2) përllogaritet rreth 25 lekë. Në qoftë se do ta zhvishnim çmimin e karburantit nga këto taksa, 50 litra benzinë do të kushtonin afërsisht 3,500 lekë, apo 25.5 euro, më shtrenjtë se Gjermania, Holanda apo Shtetet e Bashkuara.

Të tjerët

Në Europë, në vend të parë për çmimin më të shtrenjtë të benzinës e kanë italianët, të cilët për 50 litra benzinë duhet të paguajnë afërsisht 76.6 euro (1.5 euro/litër), ose 10,400 lekë. Për çdo litër karburant ato paguajnë 1 euro taksa, shkruan "Corriere Della Sera". Për çmimin e naftës, Italia ka arritur të lërë pas vetëm vende si Mbretëria e Bashkuar apo edhe Zvicra, duke u pozicionuar kështu në vendin e tretë.

Mes TVSH-së dhe akcizës (të cilën për momentin qeveria e Gentiloni-t nuk parashikon ta rrisë në manovrën e ardhshme fiskale) barra fiskale ka qëndruar në nivelin e 1 euro për litër. Kjo do të thotë se një mbushje e plotë e depozitës së karburantit kushton për qytetarët italianë rreth 50 euro me gjithë taksa dhe 25-26 euro në vlerë neto.


Nuk është asgjë e ngjashme me atë që ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku barra fiskale përbën rreth 20%. Por, natyrisht bëhet fjalë për një ‘botë tjetër’.


 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM