Ekonomi

Ulet numri i personave që vuajnë nga sëmundjet profesionale

grafiku-i-aksidenteve

Numri i personave me sëmundje profesionale ka shënuar rënie në vitin 2016 krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës janë 270 punëmarrës më pak të konstatuar të diagnostikuar me sëmundje profesionale në krahasim me një vit më parë, si pasojë e kontrollit të vazhdueshëm.

Kontrollet tashmë realizohen mbi bazë risku dhe në ato sektorë të ekonomisë që ka më shumë tendencë për sëmundje profesionale, si në fason, miniera, ndërtim etj.

Sipas raportit vjetor të Inspektoratit vërehet një rritje prej 124 subjektesh më shumë se një vit më parë, që kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ndërsa në 1,400 subjekte më shumë ka qenë prezent “Dokumenti i vlerësimit të riskut”.

Nga ana tjetër është konstatuar edhe rënie krahasuar me një vit më parë e aksidenteve në punë. Janë trajtuar 31 punëmarrës më pak të aksidentuar, me 0.7% ose 98 inspektime më pak.

Të aksidentuarit me vdekje në punë rezultojnë të përgjysmuar, nga 24 në 2015-n, në 12 vitin e mëpasshëm.

nr-i-punemarresve-me-sp

/Monitor

Pa Emër
KUR PUNA SHKON DREJT ZERO, PADYSHIM QE SEMUNDJET PROFESIONALE NUK DO BEJNE TE KUNDERTEN ..!

Shto komentin tuaj

3 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM