Kulturë

Kadare nderohet në Kosovë: Është një çmim që çdo shkrimtar e dëshiron

Ismail_Kadare2Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u nderua sot në Kosovë me çmimin “Letërsia Shqipe”.

Çmimi i dorëzua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku Ismail Kadare ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij Helena.

"Është një çmim që çdo shkrimtar e dëshiron. Më lini t’ju falënderoj ju lexuesit e mi të Kosovës që u bëtë shkas për këtë takim. Jam i lumtur që marr këtë çmim. Më tepër se çdo çmim tjetër, ky më jep shumë kënaqësi. Jam i lumtur kur e mendoj që e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës.

Biblioteka është pjesë e asaj mbretërie që është e ajo e lexuesve. Shkrimtarët jetojnë falë lexuesve. Kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm, dhe duke lexuar njeriu është gjithnjë më i dobishëm në botë, më i ndritur nga ana mendore dhe fati i lexuesit shqiptar është i pandarë nga gjuha shqipe,” tha Kadare në fjalën e mbajtur. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM