Ekonomi

Rekord në Kosovë, 2 milionë euro të falsifikuara në 3 muaj

17821067_1190215257762401_1699784030_n

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 2 milionë euro, gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Zyrtarë të policisë thonë se kanë trajtuar rreth 243 raste të falsifikimit të parave në vlerë prej 2 milionë e 140 mijë eurove dhe ka arrestuar 18 persona.

“Policia e Kosovës ka realizuar një numër të aktiviteteve policore kundër veprave penale që, sipas Kodit Penal, cilësohen ‘Falsifikim i parasë’, dhe mund të dalim në konkluzionin se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë arrestuar persona të dyshuar, janë konfiskuar dëshmi relevante duke përfshirë edhe para të falsifikuara”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Rastet e parave të falsifikuara raportohen si nga qytetarët ashtu edhe nga autoritetet bankare. Kartëmonedha më e falsifikuar është bankënota prej 50 euro. Kohët e fundit vihet re një rritje e qarkullimit të këtyre parave të falsifikuara. Sipas ekspertëve sa më e lartë të jetë vlera e këtyre parave aq më shumë efekte negative ka për ekonominë e vendit.

Ky nuk është i pari rast ku kapen monedha të falsifikuara pasi në vitin 2012 policia e Kosovës konfiskoi rreth 1 milion dollarë të falsifikuar./K.Dh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM