Ekonomi

Tatimet: Shtyhen për dy muaj deklarimet e të ardhurave për ata që fitojnë më shumë se 2 milion lekë

tatimet_copy_2_16386

Afati për dorëzimin e formularit të deklarimit të të ardhurave për ata persona që sigurojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit, pranë tatimeve, do të shyhet deri në 2 Maj për shkak të data 30 prill bie ditë e dielë.

 

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve njofoi se : “Deklarata për të ardhurat e përftuara në vitin 2016, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing jo më vonë se data 30 prill e vitit 2017, por për arsye të ditëve të pushimit zyrtar, këtë vit afati i fundit i deklarimit do të jetë data 2 Maj 2017.

Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij”.

 

Ajo kujton se çdo individi, që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në mbështetje të ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar që t’i deklarojë këto të ardhura, pranë administratës tatimore, sipas përcaktimeve, të mëposhtëme:

Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

 

Gjithashtu, individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

 

Individët janë të detyruar të deklarojnë:

 

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.

-Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.

-Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.

-Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.

-Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;

-Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapital nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;

-Të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart./Monitor/

/E.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM