Kulturë

Shkurtaj: Administrata, në provim për gjuhën shqipe, me notën mbi 8 qëndrojnë në punë

Temat Kryesore

  • Profesor Gjovalin Shkurtaj boton “Urgjenca gjuhësore”. Në këtë libër profesori trajton disa nga dukuritë dhe rrjedhat e sotme të kulturës së gjuhës shqipe. Profesori mendon se detyra kryesore për përmirësimin e kësaj situate i bie shkollës. Për fat të keq, ka më se njëzet vjet që, kujdesi i shtetit dhe i institucioneve shtetërore ndaj botimeve e kumtimeve zyrtare ka rënë në mënyrë të pafalshme


Nga Valeria Dedaj

Profesor Gjovalin Shkurtaj shqetësimin e tij për vërshimin e shumë fjalë të huaja të panevojshme në gjuhën shqipe të ditëve tona e ngre edhe në librin që sapo ka botuar “Urgjenca gjuhësore”.  Shkurtaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” rrëfen se si përballë kësaj gjendjeje vihet re një qëndrim i mefshtë e indiferent pikërisht nga ato institucione apo njerëz që e kanë për detyrë ta mbrojnë gjuhën, që u takon me ligj të mos heshtin kur ajo nëpërkëmbet e prishet padrejtësisht. Gjuha shqipe ka sot një numër problemesh, që duhen njohur dhe sidomos shumë gabime e shtrembërime ligjërimore, që duhen shmangur e përmirësuar. Për këtë profesori shprehet se detyra e parë i bie shkollës, qysh nga klasa e parë e deri në marrjen e dëftesës së pjekurisë, ku lënda e gjuhës duhet të ketë vendin e vet shumë të rëndësishëm e të shoqërohet me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe nga ata që hartojnë programet e librat përkatës. Por, ai mendon se ka pasur shthurje e mungesë të disiplinës gjuhësore të shtetit, prej nga ka ardhur edhe kjo gjendje pakujdesie gati masive ndaj gjuhës së shkruar e të folur në zyra, në botime, në gazeta, në radio e në televizione.

Profesor Shkurtaj, për pastërtinë e gjuhës shqipe, ju sapo keni botuar librin e radhës. Por, përse e keni titulluar “Urgjenca gjuhësore”? Sa urgjent është trajtimi i gjuhës shqipe me seriozitet?

Në gjuhën shqipe të ditëve tona janë duke vërshuar shumë fjalë të huaja të panevojshme dhe përballë kësaj gjendjeje vihet re një qëndrim i mefshtë e indiferent pikërisht nga ato institucione apo njerëz që e kanë për detyrë ta mbrojnë gjuhën, që u takon me ligj të mos heshtin kur ajo nëpërkëmbet e prishet padrejtësisht. Në librin tonë, si dhe në radion on-line me të njëjtin emër, flasim pikërisht për dukuri të tilla që kërkojnë edhe qëndrim e përmirësim të situatës, me urgjencë, pa humbur kohë, pa lejuar që format e gabuara të rrënjosen. “Të gabosh është njerëzore, por të vazhdosh të bësh gabime me vetëdije, është jonjerëzore”.

Njerëzit e veçantë dhe bashkësia shoqërore në tërësi, ditë për ditë, ndeshen edhe me dukuri që kanë nevojë për t’u ndrequr, njësoj si sëmundjet që duhen mjekuar për t’i shëruar; pra, kanë nevojë për “urgjencën gjuhësore”.

Së pari, duhet të punojmë për mënjanimin e fjalëve të huaja të panevojshme, të tilla si: rurale, observoj, final, definoj, indipendent, prononcohem, sanim i gjendjes, konsensus etj., të cilat, përveçse e përçudnojnë gjuhën, e të huajësojnë atë për dëgjuesin apo lexuesin e thjeshtë, sepse janë edhe të pakuptueshme.

Me librin tonë, synojmë jo për t’i ironizuar e lënduar ata që gabojnë, por thjesht për t’u dhënë atyre (dhe të gjithë dashamirëve të shqipes e të shqiptarisë) një mundësi më shumë për t’i njohur e mënjanuar format e gabuara, si dhe barbarizmat e huazimet e panevojshme që mund të zëvendësohen me fjalë shqipe ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes e sipas rregullave fjalëformuese të saj.

Gabime gjuhësore e fjalë të huaja të kota ndeshim deri në fjalimet e atyre që janë funksionarë të zyrave të shtetit a të institucioneve publike e private me rëndësi. Jo rrallë ndeshim asish, që ngatërrojnë demagogun me pedagogun, apo që në vend të infarkti thonë infrakti; që në vend të gjeti zgjidhje thonë gjeti zgjedhje (ose anasjelltas). Tingëllon e rëndë, por është e vërtetë se deri në Kuvendin e Shqipërisë, kemi dëgjuar të ngatërrojnë jo vetëm reçesionin me recensionin, po edhe objektivin me objeksionin. Gati masivisht shkruhet (e thuhet) gabim afrimitet, si ndikim i fjalës së huaj afinitet, kurse mund ta thoshim më mirë në shqipen: afri, lidhje afrie, afri shpirtërore. Nuk mungojnë edhe gabime drejtshkrimore trashanike, si p.sh.: shkruhet nënpunës në vend të nëpunës; me patjetër në vend të pa tjetër, pa mëdyshje, apo që shkruajnë vrasje e dyfishtë, e trefishtë, e katërfishtë, në vend të vrasje e dy vetave, përkatësisht e tre vetave apo e katër vetave.

Cilat janë ato institucione që duhet t'i japin përparësi kujdesit ndaj gjuhës shqipe?

Gjuha shqipe ka sot një numër problemesh, që duhen njohur dhe sidomos shumë gabime e shtrembërime ligjërimore, që duhen shmangur e përmirësuar. Natyrisht, detyra e parë i bie shkollës, qysh nga klasa e parë e deri në marrjen e dëftesës së pjekurisë, ku lënda e gjuhës duhet të ketë vendin e vet shumë të rëndësishëm e të shoqërohet me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe nga ata që hartojnë programet e librat përkatës. Me librat e gjuhës shqipe për shkollat duhet punë e kujdesshme dhe nuk duhet  të lejohen “eksperimente”. Ka qenë punë e keqe, e dëmshme dhe me pasoja të dukshme qëndrimi ndaj lëndës së gjuhës shqipe në shkollat e mesme. Herë është hequr, duke menduar se mjaftonte ajo që mësohej në shkollën tetëvjeçare, herë është rikthyer, por si lëndë e përzier me letërsinë gjë që ka pasur pasoja të pamira në formimin  gjuhësor të brezave të tërë shkollarësh.

Në dëm të dashurisë e të kujdesit për gjuhën shqipe, ka peshuar edhe mbivlerësimi i gjuhëve të huaja dhe  sidomos i anglishtes. Domosdoshmëria për të nxënë gjuhët e huaja është e ligjshme, është edhe dëshira  e arsimtarëve dhe e gjuhëtarëve, por kjo nuk duhet të shkojë kurrsesi në dëm të njohjes sa më të thelluar të gjuhës sonë amtare. Ne sot kemi shumë të rinj, që punojnë në zyrat e shtetit e të institucioneve të ndryshme publike ose private, të cilët e dinë anglishten shumë mirë, porse kur shkruajnë shqip bëjnë gabime të rënda, sepse nuk i kanë nxënë e ushtruar si duhet drejtshkrimin dhe normat gramatikore e sintaksore të shqipes. Dhe, kjo, sikundër po e shohim përditë, sjell edhe mënyra të thëni joshqiptare, që dalin si “klyzime” nga përkthimi jo i saktë prej anglishtes, si p.sh. kur thuhet se ky ose ai “ndau mendimin me”, në vend që të thuhet shqip: u bashkua, mbështeti, pranoi etj.

Si ju duket gjuha e politikanëve apo e atyre që na përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, më konkretisht gjuha e zyrave dhe e botimeve të shtetit?

Për fat të keq, ka më se njëzet vjet që, kujdesi  i shtetit dhe i institucioneve shtetërore ndaj botimeve e kumtimeve zyrtare ka rënë në mënyrë të pafalshme. Ka pasur shthurje e mungesë të disiplinës gjuhësore të shtetit, prej nga ka ardhur edhe kjo gjendje pakujdesie gati masive ndaj gjuhës së shkruar e të folur në zyra, në botime, në gazeta, në radio e në televizione. Shkruhet e flitet dosido, me gabime e shkelje të rënda të normave drejtshkrimore, me fjalor të varfër dhe shpesh edhe të pakrehur nga fjalët e rënda e të papërshtatshme për burokracinë zyrtare, qoftë shtetërore, qoftë private. Ka ardhur koha të zgjohemi nga përgjumja dhe ta mërgojmë këtë situatë pakujdesie e shthurjeje të qëndrimit ndaj shqipes. Fjala publike, që nga mjediset e thjeshta, në zyrat e shtetit e deri në Kuvendin e Shqipërisë, ka dhënë shenja të qëndrimeve krejtësisht të papranueshme për kulturën e një vendi që mëton të jetë demokratik e të hyjë në Evropë. Fjalët e huaja të panevojshme, terminologjia e pasaktë dhe deri fjalët e pista e ligjërimet krejt të pagdhendura, kanë pasur vend aq shpesh, sa ua kanë neveritur shqiptarëve edhe politikën, edhe funksionet zyrtare të shtetit. Gabimet janë të rënda e ndonjëherë trashanike dhe tregojnë se niveli i formimit gjuhësor të punonjësve e zyrtarëve të Shtetit Shqiptar lë për të dëshiruar dhe nuk mund të vazhdohet më kështu.

E gjithë bota e qytetëruar, të gjitha shtetet e organizuara e me emër të mirë në botë, që nga SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia etj., kanë edhe kode të caktuara të formulave dhe mënyrave të shprehjes shtetërore, zyrtare, të cilave duhet t’u përmbahen me rreptësi të gjithë funksionarët e shtetit. Pra, është pikërisht koha ta jetësojmë këtë ide dhe duhet të ketë edhe një kod për shkrimin dhe komunikimin zyrtar në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj, natyrisht, mund të mbështetet edhe në modelet ekzistuese të SHBA-së a vendeve të tjera, por rëndësi ka që të jetë i miratuar dhe të zbatohet nga të gjithë dhe, mbi atë bazë, edhe redaktorët e korrektorët që do të caktohen në zyrat e shtetit, do ta kenë të qartë dhe më të lehtë kryerjen e detyrës së tyre.

Po media çfarë roli luan në këtë drejtim?

Botimet e shkruara në gazeta e revista, si dhe fjala e folur në mediat elektronike luajnë rol shumë të rëndësishëm në përhapjen e normave të gjuhës shqipe dhe zakonisht njerëzit e thjeshtë i kanë edhe si model të shkruari e të foluri. Prandaj, edhe gabimet e tyre, sado të vogla të jenë, ashtu si fjalët e huaja të panevojshme, ndikojnë në masën e ndjekësve të partive e lexuesve a shikuesve.

Do të kishim dashur që për problemet e sotme të gjuhës shqipe, sidomos për këtë shqetësim të madh qytetar e kombëtar, që përbën rreziku i fjalëve të huaja të panevojshme dhe moszbatimi i rregullave të drejtshkrimit etj., të ishte shprehur edhe ndonjë nga shtetarët tanë me rëndësi. Populli ka dëgjuar e parë se sa pa kujdes po e përdorin gjuhën shqipe disa gazetarë e punonjës të administratave shtetërore e private, del rrugëve e shesheve të Tiranës e të qyteteve të tjera të vendit dhe sheh të shkruar gjithfarë emrash të huaj e me drejtshkrim të gjuhëve të huaja, a thua se nuk ka as bashki, as ministri kulture, as shtet, që e kanë për detyrë të mbrojnë gjuhën dhe rregullat e drejtshkrimit të saj. Ka një vendim kryeministror të vitit 1974 "Për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar në të gjithë praktikën shkrimore, botuese dhe në të gjitha mediat shtetërore", i cili ngarkon me përgjegjësi të gjitha dikasteret e institucionet arsimore, kulturore etj. Ky vendim nuk është shfuqizuar, prandaj ai, si i tillë, duhet të zbatohet pa asnjë mëdyshje dhe nga të gjithë. Aq më tepër kur, edhe në Kushtetutën më të re të Republikës së Shqipërisë ka një nen që thotë shprehimisht se shteti shqiptar merr në mbrojtje gjuhën  shqipe.

Dhe, gjëja më e shëmtuar, është prirja për të krijuar folje me prapashtesa të shqipes, prej fjalëve të huaja, si dakordësoj, dakordësohem, implementoj, afeksionoj, afeksionohem, sanoj e sanim, madje, një farë gazetari e ka për zemër të thotë edhe spikeroj e spikerim (!?), kur edhe vetë fjala spiker duhet zëvendësuar me fjalën shqipe folës-i, folësja.

Përveç moszbatimit në mënyrë të saktë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, sa shqetësues është përdorimi i fjalëve të huaja në medie? A është ky një realitet vetëm shqiptar?

Po i bie shkurt përgjigjes, duke cituar një shembull, që ma kujtoi një mik i imi, i cili nuk është gjuhëtar, por dashamirë i shqipes. Shembulli është ky:“Performanca life sjell suspancë”. Këtë fragment të një bisede të një gazetari me një këngëtar (e), nuk di se kush mund ta marrë vesh në mjediset shqiptare. Për fat të keq, nuk mungojnë edhe zëra të ndokujt që merret me gjuhësi, që rast e pa rast, edhe ata përpiqen ta  “shenjtërojnë” këtë plojë barbarizmash të panevojshme ndaj shqipes. Jemi të detyruar ta ritheksojmë pohimin tonë të palëkundur e të palëkundshëm: nuk kemi qenë dhe nuk jemi as për hermetizimin, as për përjashtimin e prurjeve nga përvoja ndërkombëtare, por jemi dhe do të jemi deri sa të marrim frymë për ta mbrojtur gjuhën shqipe dhe për të mbjellë, ushqyer e shtuar pa u lodhur dashurinë për hiret e vlerat e saj.

Dhe së fundmi, çfarë masash duhet marrë për përmirësimin e kësaj situate? 

Gjuha shqipe, për shqiptarët ka qenë dhe duhet të mbetet gjithmonë gjuha më e dashur, e para mbi të gjitha të tjerat, e para, jo vetëm në të shpallur, me deklarime e pohime, por edhe realisht në kujdesin ndaj saj, e para në synimin dhe në përpjekjet që t’ia njohim e t’ia nxjerrim në pah hiret e saj, begatinë dhe hijeshinë e saj. Vitet e fundit janë krijuar mangësi e mosdije të gjuhës, nga heqja për shumë kohë e lëndës së gjuhës shqipe nga shkollat e mesme, si dhe nga mbivlerësimi i gjuhëve të huaja në dëm të shqipes. Kjo e bën të nevojshme dhënien e provimit të gjuhës shqipe në nivelin universitar (e me notë 8 e sipër) për të gjithë ata që do të pranohen si punonjës të administratës shtetërore e publike. Ky provim do të ndihmonte personelin e administratës shtetërore të çdo niveli për plotësimin e dijenive rreth drejtshkrimit e normave të tjera të shqipes. Të gjithë jemi dëshmitarë se sot shkollarët dhe pasuniversitarët janë të interesuar dhe, madje, të drithëruar për dhënien provim e pajisjen me dëshminë e njohjes së anglishtes, pra për “Toeflin”, por askush nuk shqetësohet për gjendjen jashtëzakonisht të pamirë të shqipes së shkruar e të folur në zyrat e shtetit, në universitetet publike e private dhe kudo. Dhe kjo situatë do të vazhdojë nëse nuk do të kemi edhe ne zyrtarisht kërkesën e provimit dhe njohjes së gjuhës shqipe si kusht për të pasur një vend të caktuar në administratë (vendore apo qendrore).

Shpresojmë që libri ynë, në mos tjetër, të shërbejë sa për t’ua kujtuar shtetarëve detyrën e tyre që kanë ndaj gjuhës shqipe, si tipari thelbësor i njësisë dhe përbashkësisë shpirtërore e kulturore të kombit tonë.

 

 


sot
Doni shembuj skandaloze te perdhosjes se gjuhes shqipe ja : Televisionet qe japin ndeshje qe u takon te mbrojne gjuhen shqipe,por edhe gazetat thone "Derbi" ne vend te "Ndeshje",ose "Puntata e Pare" ne vend "Pjesa e Pare",kjo e fundit njera fjale italisht tjetra shqip ,neper lokale ne shqiperi nga do shkojme shohim"Open" ose Closed"duke pjerdhur mbi fjalet shqip "Hapur" ose "mbyllur",apo emisione te tilla ne TV serioze si psh "Big Brother" ne vend ta quajme shqip "Vellai i madh",apo "Tu sie Vales",a thua se te gjithe shqiptaret dine anglishten italishten ose jane kopila anglezesh italianesh etj. Keshtu shqipja sot eshte me shume se asnjehere ne pike te hallit,ajo po rrezikon asimilimin zhdukjen,por po u zhduk gjuha iku kombi,te gjithe do gllaberojne nga nje cope tonen deri sa te mos ngelet "gje tjeter nga ne as hi as terr" Te shkerdhesh gjuhen tende eshte si tja besh kete nenes qe te ka dhuruar jeten e qe te rriti me kete gjuhe,te fusesh fjale te huaja mes gjuhes tende eshte te mohosh personalitetin dhe krenarine ne qenien tende.Nuk mund te ndalohet kjo rrokopuje e shqipes po nuk mbrojti gjuhen shqipe cdo shqiptar qe ka nje pune ne shqiperi.Por ne ne vend te fusim kriter gjuhen shqipe fusim gjuhen e huaj per tu pranuar ne pune.Kjo eshte turpi i ligjvenesve tane turpi i kryeministrit dhe ministrave turpi i elites politike ne pergjithsi.Duhet urgjentisht te dalim nga kjo gjendje vetshkaterruese,duke mbrojtur gjene me te cmuar,ate qe eshte e jona qe nga lashtesia,gjuhen tone bashke me te kombin tone me te vjeter ne Evrope.
Margariti
Z. Profesor dhe te nderuar te tjere profesor te glues shqipe dhe popull qe po e lexoni kete pune timen. (shekulli: u lutem nxiereni ketu kete pies te punes time, nxireni kiarte dhe ne PDF se nuk dua ta kopioin). A kam te drejte une per kete punim apo jo, ne se nuk kam te drejte me thoni perse?!. Kam vite qe kontaktoj me profesoret e larte te glues dhe ma hedhin posht pa asnje argument, thjesht me thon ''je kunder gjith botes''. Kam mbi 5 vjet qe kam ber disa punime mbi etimologjin e shqipes, greqishtes dhe romakes(deri diku edhe rusishtes). Vertetoj se cdo fiale e tyre eshte e ndertuar nga shqipia(=illiria) me bashkim te fjaleve te thieshta shqipe, fenomen qe ka ndodhur me rastin e shkrimit te glues ne lashtesi. Ajo qe me pare thuhej me ni fjali te tere, ne kohen e shkrimit u permbloth ne nje fiale te vetme. Pra shqipia asht illirishtja e lashte me fialeza te vogla e te ndara, ashte glua qe ka kriju gluet e tjera. Duke hyre per here te pare ne logjiken e ndertimit te fialeve, ku baze jan foliet shqipe ''i, in, ir = hy, hyn, hyr'' dhe ''ri, rin, rir''(te cilen glutaret tan e kan hek nga fialori); -eshte folia ndimese ''e, es, et, est = eshte''; -jan emertimet e diellit dhe cdo gje qe lidhet me diellin(i cili deri von njifej si i vetmi zot), ku cdo fiale e thjeshte mer kuptim ne saj te ni vetie te DIELLIT apo ILLIT; -jan edhe nyjet e shqipes ''k = q'' dhe ''t'', ku kryesorja eshte nyja ''q''. Keto jan ellementet baze te fiale formimit te fialeve te thieshta. Ku vertetohet se greket dhe romaket jan pjelle illire dhe se glua e tyre eshte glue e formuar nga shqipia. Shembull(=example): eg: gloria(=lavdi = glory) = g(= q) - lo - ri - a = q - la - ry - a = that - ap - enter - is =rise ap, enter ap, glorify; -with himself latin(roman) language would be): ''qui - sopra - intra - e''; -as you see, complies is only with Albanian language. or: aquila(=shqipona = eagle) = a - q - u(hy) - il - a = is - that - enter - in star(il) - is = is - that - enters - up(in ''san'' or in the ''star = il''). -with himself roman language would be: e - qui - intra - sopra(=up, in sun(=sol)); -as you see, complies is only with Albanian language. or: candela(=candle, light = kandili, qiri qe ben drite) = k - an(=hyn) - dela(=dili) = q - hyn - dili = that - enters - dela(=dili = sun) = enters ''sun'', enters the light; -with the roman(=latin) language will be ''qui - intra - sol - e'' but that is in albanian language ''c - an - dela(=dili) = q - an(=hyn) - dili = that - enters - sun - is''; -as everywhere complies is only with Albanian language. or: dolce, dulce(=ambelsin = sweet) = dol - c - e = dol(=dill=sun) - that - is = sun - that - is = is the sun, is like the sun, it is very good (like the ''sun = dol = dil, diell). With latin language it will be ''sol - qui - e''; -complies is only with Albanian language. Example from ancient Greek: ''dramatopios(= ai qe ben drama = he who made drama) = drama - to - pi - os = drama - te - be - esh = drama - to - do - is''. -with Greek language is: ''drama - na - kani - ine '', as you see, complies is only with Albanian language). -and this is for all the words of ancient Greek and Roman. -or the greek and roman word: latria(=???????(in greek)) = worship; adoration(when you boast someone, you raises him very high = lat - ri - a = lat - ry - a = up(on high) - enter - is = enter up(on high), you boast someone, you raises him veri high(= e ryn lat, e mburr shume, e ngre lat). With Greek language would be: ''latria = apano(= on high) - to benis(to sikonis = to enter) - ine(=is) = apano - to sikonis - ine = on high - to enter - is''; -the word comply only with Albanian ''lat - ri(ry) - a''. -or: the Russian words ''rodill, rodit = lind, del nga erresira ne diell ose ne dit'' = ry - dill/ ry - dit = enter - sun/ enter - day = enter to the sun, enter to the day, enter to the light = born, emerging from darkness into light''. With today's Russian language would be ''vhodit - na sollncie'', but it is in Albanian language ''ry - dill/ ry - dit(= enter - to the sun / enter - to the day)''. Russians are Illire branch that opened up in the Caucasus and the Urals circa 1100-1200 BC, where crucified mainly with Mongols of Siberia. Pak fjale nga librat e mi mbi romaken. adolescens, adulescens(=ui, ultum), -[adolescens = a - dole - es - c - en(hyn) = a - diell - asht - q - hyn = hyn ne diell, hyn la, ngriet la, rritet, esht ne rritie te shpeit; -me italishten do qe ''e - sole - ce - entra'', -perputhia asht vetem me shqipen] = mosha e rinis, mosha e rrities, adoleshenca. Apollon/is, -[ap - oll - on(hyn) = ap(=lart, mbi) - oll(=yll) - hyn = mbi - yll - hyn = ylli qe hyn mbi te gjitha yllat, dielli, perendia mbi gjith perendit] = Apolloni, perendia e diellit. -fiala mer kuptim vetem me shqipen. Calendae, Kalendae = dita e par muit qe sapo hyn, fillimi, hyria, lindia e muit; dita e pare e vitit, lindia e Krishtit; Kalandat greke(=illine = illire = shqiptare) = [kalanda = ka - land(lind) - a = qe - lind - a; -me greqishten do qe ''pu - gjenai - ine''; -fiala duket qe asht shqipe]// kolinda, kalinda(quet ne shqip kenga qe kendoet per krishtlindie); -jan fiale me orgjine shqipe. Calendar-is, Calendari-um, -[calendar = ka - lend(=lind) - ar(hyr) = qe hyr(=hyn) me lindien e Krishtit, apo me lindien(fillimin) e vitit] = Kalendari, libri qe fillon me lindien e Krishtit, apo me lindien(fillimin) e vitit dhe shenon ditet dhe muit e vitit. -[edhe fiala ''Land = Toka, Dheu'' eshte nga shqipia ''land, lind''; -sepse Toka(=Land) asht ajo qe ''land, lind = piell, ben, krijon, prodhon'']. Shenim: Krishterimi flet me gluen shqipe, kurse ne qe jemi shqipetare, na thone se nuk jemi vendas ne Ballkan dhe nuk jemi ne illiret?! -gjithe kjo eshte per ''merit'' te glutareve ''tane''. Candela(=kandili, qiri qe ben drite), -[k - an(=hyn) - del - a = q - hy - dil(=dill) - a = hyn dill(diell), hyn drit; -me vet romaken do qe ''c - intra - sol - e''; -kuptimi i fiales del vetem me shqipen; -po keshtu edhe ''centila = shkendia'']. carpentarius, -[caro - pen - ta - ri - us = karro - ben - te - ry(eci) - ish] = ai qe ben karro, ai qe ben karron te ry(eci); ai qe monton plotesisht ni karro dhe e ben gati te ''ry = eci''; -me romaken do qe: caro - facio - ce - intra - est; -(=amaksopigos(greqisht) = amakso-pi-g-os = amaksa(=karro) - be - g(=q) - ish); -kuptimi ne te dy rastet del vetem me shqipen(dhe lidhet me ''berien(montimin) e karrove, monton plotesisht ni karro, e ben te ''ry = eci''). carrucarius(=karrocieri), -[karruca - ri(=ry) - os = karroca - ry - ish = ryn(nget) karroca]. -(eshte vetem ne shqip dhe romake; -dhe: cocchiere(italisht)). cylindrus(=cilindri, cilindru), -[ci - lin - dru = qe - lun - dru = dru i dreit, qe lun(levis, rrotulloet)] = cilindri, cilindru. -duke qen fiala per druret e trashe e te dreite ne forme rulash apo cilindrash qe perdoreshin ne vend te rrotave ne lashtesi per transportimin e gureve te medhenje, qe i perdornin per ndertime muresh dhe piramidash. -fiale e perboteshme qe ka dale nga shqipia, ashtu si kane dale dhe shume te tjera. elegans, elegante(elegant, i mir(i gjat dhe i bukur), çdo gja e mire i bukur dhe i gjate); -[ele - g - an(hyn) - s = yll - q - hyn - esht = hyn ne yll, hyn la = i lart e i pashem si ''illi=dielli''; -me romaken dhe italishten do qe ''sol - qui - intra - est/ sole - ce - entra - est''; -eshte shqipja e vetmja qe spjegon fjalet]. formula(=forme e persosur; -nga ''forma''), -[form - ul(=yll, diell) - a = form e persosur(si ''yll=diell'')] = forme(lloj, model, tip) i mir; form e mire, i mire; tip(formula), rregull, kanun; rregull matematik apo fizik; -(shprehje: trup i mire, me pamje te mire, e persosur; -etj = formula). -me romaken apo me italishten do qe ''forma - sole - e''; -por eshte shqip: ''forme - yll - e(esh)''. iluminate, -[ilu - m - in(hyn) - at = illi(=dielli) - b - hyn - asht = hyn diell, hyn drit; -me greqishten do qe: ''ilio - pu - beni - ine'', -ku edhe ''ilio = illi, ylli'', greket i thon ''asteri = illi'', me gjithate e themi edhe ''ili, ilio = dielli'', ku do ishte ''ilio - kani(pu) - beni - ine''; -me italishten do qe: ''sole - ce - entra - e''; -nga te gjitha asht vetem shqipia qe perputhet me zberthimin e fiales] = i bardh, i ndriçem; qe zbardh, qe ndriçon, qe shkelqen. India = [in(=hyn) - dia = hyn - dia(=dielli) = ana e lindies, ana e hyries Dias(=diellit); -teoria se ''india'' ka mar emnin nga lumi ''indu'' asht ni prrall mashtruse; -lumi ''indu'' ka mar emnin nga vet ''india'', qe do te thot ''lindie'', ana e hyries ''dias = diellit''; -ashtu si ''Asia = Azia''; dhe ''Siria''; -dhe deri sa keto emertime tregoin lindien, atehere tregon se jan ven nga ni popull qe jetonte ne perendim(nga ''illiro-pellazget'')]. Pake fjale nga greqishtia e lashte(nga librat e mi). grama ''A''. ??????'? - adelfo's(=vella), -from: (? + ?????'? = a - nji bark); -ku ''delfus = del - fus(fut) = del(nxier) + fut = barku; mitra e femres''; -qe ka dhene edhe fialen ''adelfus = vellezer, te ni barku''. ????????'? - alektri-on, -[shpend fluturus - hyn = shpend fluturus, qe hyn la; - ku ''alektri(=shpend, shpand) = ale - k - t - ri = ylla(=lart) - q - t - ry = ryn la(ne ylla), fluturon''], nga [???'????] = pul; kapo'sh; shpend. -me greqishten do qe: ''asteria - pu - na - beni = pu beni apano(sta asteria), beni psila''; -perputhia asht vetem me shqipen. ?????'? - alkio'n, -[1- ali'(als) - ki - on = det - qe - on(hyn)/det gjuan; -2-al - ki - on(=hyn) = yll(la) - qe - hyn = hyn ne yll, hyn la, fluturon la; -ma shume jam per spiegimin ''2''], thon [?'?????? - e pa n(j)our] = falkon, shpend qe gjuan peshkun ne det(skifter = skipter deti). ???????' - anatoli', -[1- ana + doli = ana + e dalies = ana e dalies/ ana e lindies diellit''; 2- ana - e dolit(=diellit)// ose: ana(=hyn) - toli(=Dielli)], nga [???-??'??? = ana- tell - o(=hy) = ana - diell - hy = ana e hyries diellit] = lindie e diellit/ lindie/ ana e lindies/ interval kohe gjate te cilit lind dielli apo ndoni yll. -me greqishten do qe: ''i plevra - iliu = i plevra pu beni o ilios''; -fiala shkon vetem me shqipen. ?????????'? - anatoli-k-o's, - [lindor - k-os = lindor - q - ish/ ana - doli(dielli) - q - ish/ -ose: ana(=hyn, hyria) - Dillit - k - os = hyria e Diellit; ana e hyries se Diellit(dolit); -me greqishten do qe ''beni - ilios - pu - ine'', -perputhia si kudo asht vetem me shqipen], nga [???????' = lindie, ana e lindies diellit] = lindor. ? ? ??'?? - ga'la, -[g - al(=yll; diell) - a = asht i pari ushqim; asht ma i miri(si dielli, ylli); asht i bardh(si drita e diellit); -me greq. do qe: ''pu - asteri(ilio) - ine'', -perputhia asht vetem me shqipen] = qu'mesh(klumesh), ta'mli. ????'?????? - gala'ktinos, -[????(klumesh) - k-t-in(hyn) - os; -(gala - pu-na-beni - ine, -do qe me ''greek'' e sotme, -ku edhe ''ga'la'' spiegoet vetem me shqipen) = gala - q-t-hyn-eshte = ne gala hyn, gala ber, i ber nga gala(= nga klumshi)], nga [??'??] = prei klumeshi; prodhim klumeshi/ i bardhe, i bardhe si klumesh. ???????????'? - gala-k-to-pos-i-a, -[klumesh - k-te-pish - i(hy) - a = klumesh - q - te-pish - hy - a(ash) = hyn ne ata qe pi klumesh/ -dhe: klumesh - q - te - pos(besh) - i(=hy) - a = hyn ne ata qe bon klumesh], nga [??????? - ??'???(potis)] = pirie qumshi/ ushqim me prodhime qumshi/ qumesh bosh(=besh, punosh). -(me greek e sotme do te qe: ''ga'la - pu-na - pi - ine''; -ku edhe vet fiala ''ga'la'' zbertheet vetem me shkipen: ''ga'la = g - al(yll, diell) - a = i bardh(si Dielli(ylli)); i pari ushqim(si Dielli(ylli)). ???????'? - gal-uqe'-o, -[gala - uçe'(ushqe) - o = gala(klumesh) - ushqe; -ku: ''uqe' = uçe' = ushqe' ''], thon nga... [??'?? + ???(= eko = kam; -etj), -por ska lidhie me ''exo''; -greket mundoen te japin spiegim te gabuar(ku te mos duket shqipia)] = ushqeem me klumesh, pi klumesh/ (metaforik): ushqei; i (j)ap di'e. (me greek e sotme do qe: ''gala + trefome''). ???o?'????? - gal-u'qis-is, -[gala - uqis(ushqesh) - is = klumesh - ushqesh-ish], nga [???????'?] = buzzenia(thithia e qumeshtit me buze nga femia); ushqimi me qumesh; te ushqehesh me qumesh, te ushqesh dike me qumesh. -me greqishten e sotme do qe ''gala - trefese - ine''; -perputhia si gjithemon asht vetem me shqipen. Shenim: Fialet e me siperme qe permbain fialen ''gala = klumesh'' jan nga fialet ma te lashta illire(=illine = ''greke''), dhe te gjitha kan kuptim shqip. Me poshte keto fjale jan te interpretuara edhe ''greqisht''. ??'?? - ga'la, -[g - al(=yll; diell) - a = pu - al(asteri; ilio) - ine = ine asteri(=al), ine o protos fagito, ine o kaliteros fagito(san to ''al = asteri''), is aspro(san to fos pu kani to ''al = asteri; i to ilio''); -me tin elliniki glosa tha itan: ''pu - asteri(ilio) - ine'', ala ine ''g - al - a = pu - asteri - ine''; -?????????? pigeni mono me tin alvaniki glosa] = qu'mesh(klumesh) = gala. ????'?????? - gala'ktinos(ine apo to gala, beni se gala, ine paragogji tis galas/ ine aspros(san to gala), -[????(=klumesh) - k - t - in(=hyn=beni) - os = gala - pu-na-beni - ine = beni se gala, ine apo gala; ine 'aspro' opos ine to gala(etsi tha itan me tin simerini elliniki glosa); -bori na pis ke ''gala - ktizmeni - os(=ine)''; -ala: gala - k - t - in(=hyn=beni) - os = gala - pu - na - beni - ine'' ine mono apo tin alvaniki glosa]. ???????????'?(gia na pinis gala; fagito pu to kanis(=pis) apo gala, paragogji tis gala(pu to pis(=kanis) apo gala); - gala-k-to-pos-i-a, -[klumesh - k - te - pish - i(hy) - a = klumesh - q - te - pish - hy - a(ash) = gala - pu - na - pini - beni - a(=ine)/ -ke: klumesh - q - te - pis(=besh=kanis) - i(=hy) - a = gala - pu - na - pis(=kanis) - hy - a(=ine)/ -ke: klumesh - pish - a = gala - pinis - a(=ine)/ ke: klumesh - pis(besh) - a = gala - kanis - a(=ine); -?????????? pigeni mono me tin alvaniki glosa]. ???????'? - gal-uqe'-o(=trefome me gala), -[gala - uçe'(ushqe) = gala(klumesh) - ushqe = gala - trefome/ ke: ''gala - trefo(kapion)''; -pu: ''uqe'(= uçe' = ushqe') = trefome, trefo(ellinika)''; -?????????? pigeni mono me tin alvaniki glosa]. ???o?'????? - gal-u'qis-is(=na trefese me gala, na pinis gala), -[gala - uqis(ushqesh) - is = klumesh - ushqesh-ish = gala - trefese - is(=ine)]. -?????????? pigeni mono me tin alvaniki glosa]. ???????'? - galouqi'a(=na trefese me gala; na fas ke na pinis gala) -[gala - uqi'(ushqe) - a = klumesh - ushqe - a(=ash) = gala - trefese - a(=ine); -?????????? pigeni mono me tin alvaniki glosa]. ????????: Ta parapano logia ine apo ta pio palia logia tis ellinikis glosas; -opos ta vlepete, to noima to pernun mono me tin allvaniki glosa. ? ? (dhe'lta(=delta)). ??????'? - dalero's, -[dale(=diell) - ro - os = diell - ry - esh = ryn ne diell(=dale), asht e nxet(si ''dale = dille, dielli''); -me ''greqishten'' e sotme do qe: ''ilio - beni - ine''; -asni perputhie me greqishten, perputhia a vetem me shqipen], nga [????'?] = ajo qe digjet/ e nxete, qe dieg. ???'?? - dhi'li, -[dil(diell) - i(hy) = hyria(fundosia, perendim) i Diellit], nga [???'????] = von ne da'rke, koa kur iken dielli/ koha e ngrenies da'rkes/ da'rke, mbre'mie(= ???????')// Shprehie: di'li mesimvri'a = Dielli mesdi't; -dei'li(di'li) opsi'a = dielli + ops(shikim) - i(hy) - a = dielli perendon(iken ''opsi = pamia''); von ne da'rke(kur iken ''dili''). [ne fia'let e greq. se vieter ne shumicen e rasteve e nita fia'le ka shume kuptime, shpesh edhe te kunderta; -kio i detikohet vetis se dy fishte qe kan foliet ''i, in, ir, is; ri, rin, rir, ris(rysh)'' te cilat (j)apin si pohoren dhe mohoren]. ???????'? - dhilino's, -[dil - in(hyn) - os = Dill(diell) - hyn - esh = e perendimit, e hyries ''Dilit(Diellit)'' esh], nga [???'??] = ajo qe baet ne mbre'mie(da'rk), e mbre'mies, e da'rkes. -me greqishten e sotme do qe: ''ilio - beni - ine''; -perputhia a vetem me shqipen. ?????'? - dhilo's, -[dil - o(=hy) - os = diell - hy - esh = hyn ne diell, hyn larg, shkon larg, iken, largoesh, shkon larg(deri ne dill); -me greqishten e sotme do qe: ''ilio - beni - ine''; -perputhia a vetem me shqipen], thon nga [???'??] = i lodhur(=lo - d - ur = la(=larg; ill(diell)) - t - hyr = hyn larg, shkon larg(ne ''ill=dill''))/ (j)o burr/ friks, i tre'mb(qe ja mbath, qe iken, qe largoesh(shkon larg deri ne ''dill=diell'')/ nieri kot, pa vlere/ i lodh, i vu'it, i mundu'. Shenim: Me poshte keto fjale jan te interpretuara edhe ''greqisht''. ??????'? - dalero's(auto pu kieete/ zesto, pu se kei), -[dale(=diell) - ro - os = diell - ry - esh = ilio - beni - ine = beni ston ilio(=dale, dile), ine zesto(san to ''dale, dile = ilio''); -me tin simerini elliniki glosa tha itan ''illio - beni - ine'', ala ine ''dale - ro - os''; -leksi pigeni me tin alvaniki glosa]. ????'? - dhalo's(=fotia, ?????, ???????/ ???????/ ilio/ arkeos, palios), -[dal - os = diell - esh = zestos, pu se kai ine(opos ine o ''dalos = ilios''); -leksi perni noima mono me tin allvaniki glosa]. ???'?? - dhi'li, -[dil(diell) - i(hy) = diell - i(=hy) = ilio - beni(=pigjeni sti dhisi), ? ?????(=dili) ???????? ??? ????] = arga to vradhi(otan feugji o ilios(=dili))/ skotadhi; vradhi(= ???????')// frasis: di'li mesimvri'a = Dielli mesdi't(=ilio sto mesimerino); -dei'li(di'li) - opsi'a = dielli(=ilio) + sti dhisi tu. ???????'? - dhilino's, -[dil - in(hyn) - os = Dill(diell) - hyn - esh = ilio - beni(pigjeni) - ine = ine tis dhisis, ine vradhinos(otan feugji o ''ilios = dili'')] = auto pu gjinete to vradhi, vradhino, pu gjinete otan feugji o ilios(=dili). -me tin simerini elliniki glosa tha itan: ''ilio - beni - ine = otan beni(feugji) o ilios(=dilos)''; -ala ine ''dil - in - os''; -to arkeo leksi pigjeni mono me tin alvaniki glosa. ??'??? - Di'los, -[die - ill - os = mera - il(=asteri) - os(=ine) = ine to asteri(=ili) pu kani ''die = mera'', pu kani fos = o ilios(=dilos, dili, -sta alvanika)] = to nisi Dilos; ''??'??? = Di'los = Dielli(=o ilios) = Apolloni'' (to nisi Dilos, o ieros topos ton arkeon ellinon(=illiron) pu ??????????? ??? ton illio(=dili, dilo = Apolloni). -to onoma ine apo alvaniki glosa. Vazhdoim me poshte me disa fiale te tjera. ?????'?(= ?????'?) = del-fi'n, -[del - futet(fundoset); -se delfini noton keshtu: her ''del'' dhe her ''futet'' ne ui; -delfini eshte kafsha e vetme detare qe noton ne kte forme], nga [?????'?(= barku) = del(nxier) + fut(fus); -qe ka dhene edhe fialen 'greke': ''adelfus = a - delfus = a + nje bark = te nje barku, vellezer] = delfi'n; skulptur delfi'ni. ?????'? - del-fu's, -[del - fus = del - fut = del(nxier) + fut = barku/ mitra e femres/ kerthiza; -dhe: ''adelfus(=vllezer = te ni barku) = a + delfus = a(= ashte) + 1 bark(=delfus) = te lindur prei 1 barku = vllezer''] = ba'rku/ mitra e femres/ kerthiza. ??'??? - dhi'lia, -[dilli(=dielli) - a = dielli-ashte; e diellit ashte; -ku: ''Dili = Dielli = die + elli = elli(ylli) qe ban die(dit, drit)''; -fiala shqipe ''dielli'' asht ma e plote se ajo ''greke'' ilios, -se ''ylla'' ka plote, por ylli qe ban ''die = dit, drite'' asht vetem ni], nga [??'???] = fest per nder te Apollonit(perendia e Diellit) qe behei ne ??'??(mendimi im eshte se fiala eshte per Dilin(Diellin), fest qe ba'ei ne ishullin Di'los pran Mi'konos, ne ishuit qikladhes(midis Athines e Kretes). ?????????' - dhili-aste', -[dili - ast - e(hy) = Dielli - asht - hy(shko) = qe hyn(shkoin) ne ishullin Dillo(afer ishullit Mikono)], nga [??'???] = perfaqsusit e qyteteve qe dergoheshin ne ??'?? per festen e ''Di'los = Apollonit = Diellit(auto)''. ??'??? - Di'los, -[die - ill - os = esh illi qe ban die(=dit, drit) = dili, dielli] = i'shulli Dilos; ''??'??? = Di'los = Dielli(auto) = Apolloni'' (Dilos eshte ne i'shuit Kikla'dhes, ne Egje' midis Athi'nes dhe Kre'tes, afer Mi'konos, mbaet si vend i sheit i grekve te lashte(=illinve = illirve) se ishte vendi ku festohei per ''dilli, dillin''. Ee ?????????'? - ili-k-rin-i's, -[ili(=ylli, dielli) - k(q) - rin - ish = ryn diell(dit, drit); -me greq. e sotme do qe: ''asteri(ilio) - pu - beni - ine'', -si kudo perputhia asht vetem me shqipen], thon [???'???? - jo e vertetu] = i pa diallzu, i çilter; i paster; orgjinal. ?? Shenim: Ne lashtesi, gjithe planetet(perfshi edhe ''dilli, tilli = dielli'') ishin me ni emertim dhe me ni kuptim, ishin te gjith ''ylla, illa''; -edhe ''dilli, tilli = dielli'' ishte ni yll(ill); -por illiret e cilesuan ''dilli, tilli = dielli'' per te thene se ai ishte ''illi'' qe ben ''die = dit, drit''; -pra: ''dielli = die(=dit) + elli = elli qe ben die(=dit, drite)''; -mund ta thuash dhe ''illi'' qe eshte ''die, dio = zoti''; -por une jam per kuptimin e pare(illi qe ben ''die = dit, drit''). ???'???? - ile'ktor, -[ile - k-t-or = ile - q - t - yr = ile(= drit; diell; yll) - q - t - yr = hyn ne diell, asht diell, asht si diell], thon [?'?????? - pa niour(= nour, njour) orgjina e fiales] = i ndritshem, si Diell, rrezatus. -me greqishten e sotme do qe ''ilio - pu - na(se) - beni = beni se ilio, ine san to ilio'', -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen. ???????(=Ipirus); -(= Epiri, jugu i Shqiperis; etj(si me poshte)), -[ep(=la) - ir - us = la - hyr - ish = hyn la, vend i ngritur, vend malor] = Epiri(jugu Shqiperise), toke, vend qe eshte mbi nivelin e Detit, qe esht mbi(lart)/ siperfaqe e madhe toke(mbi uj), kontinent/ vendet mesdhetare, gjith vendet e larta, qe jan mbi uj/ Azia, vendet Aziatike. ? ? ???????' - kalloni', -[k - all(yll, diell) - on(hyn) - i(ish) = q - yll(diell) - hyn - ish = qe hyn ne yll(diell); e bukur dhe e mir (si ''ylli = dielli''); -me greq: e sotme do qe ''pu - asteri(ilio) - beni - ine''; -si kudo perputhia asht vetem me shqipen], nga [??'????] = bukuri, pamie e bukur/ grua e bukur. Sinonim: ???????'?? - kallosi'ni (=q - yll - ish - ini(hyn) = qe ne yll esht hyn)= bukuri/ miresi. ????'? - kalo's, -[k - all(yll, diell) - os = q - yll - esh = eshte yll, asht ma i miri nga te gjithe; -shprehie qe perdoret edhe sot ne te niten forme ne shqip, pavaresisht se glutaret ''tan'' nuk e kan vene ne fialorin qe kan ber...?!!. -me greek e sotme do qe: ''pu - asteri - ine'', -asni perputhie, perputhia si kudo a vetem me shkipen], thon [???'???? - pa n(j)our orgj. e fiales] = i mir, i bukur/ i deshiru/ i shi'shem/ i shkelqym, i veçant/ i dreit, i vlefshem/ i pershtatshem/ kryesori, ma i rendesishmi. L l ?????????'? - lit-ur-gji'-a, -[1- lit(=lat, lart) - ur(hyr) - gji' - a = lart - hyr - qe - a = hyn la(lart), shkon te zoti, i dreitoesh zotit(illit, diellit) qe asht la; 2- nga ka dale dhe ''lut(lus) - hyr - qe - a = hyn lutie, lutesh; i dreitoesh zotit lat(lart)''], nga [?????????'?-?] = veprim, kryerie e ni pune/ grumbullim i gjith popullit per festa fetare per te nderu apo adhuru zotin. -spiegimi ''1'' me greqishten do qe: ''pano - beni - pu - ine = beni apano, beni sto Theo''; -perputhia asht vetem me shqipen. Shenim: Gjith bota e krishter flet gjuhen e krishterimit me ane te gjuhes shqipe, kurse neve na thote: ''ju nuk jeni qe ketu, ju u solli turku ketu''????????!!!!!!!;;;;;. ?????????'? - liturgo's, -[lit(lat, lart) - ur(hyr) - g - os = lart - hyr - q - esh = lart hyn, hyn lart(ke zoti), i lutesh zotit; nderton(ngre lart diçka)], =veprus, qe ben diçka, qe ngre diçka larte, i zoti, i aft/ teknik, zanatçi, qe ben gjera me vler, qe ben shpikje te reja/ qe ben shume gjera, i ben te gjitha// qe eshte ne sherbimet e larta shoqerore// ai qe kryen sherbimet fetare ne kishe, qe eshte adhurus i zotit. -me greqishten do qe: ''apano - beni - pu - ine''; -perputhia asht vetem me shqipen: ''lit - ur - g - os = lat - hyr - q - esh = hyn lat, hyn ke zoti''. Shenim: shikoni dhe mbaresat e fialeve me larte, te gjitha jane e glues shqipe. Tt Shenim: Ketu, te germa ''T'', do te shikoni se si emertimi i diellit esht i dhen me te gjitha llojet e zanoreve: ''tali, teli, tili, toli, tuli = dili, dali, deli, doli, duli = dili, dilli, dielli''; -pra ne lashtesi nuk ka patur keto rregulla gramatikore qe jane sot; -si emrat edhe foljet thuheshin me te gjitha llojet e zanoreve, per te krijuar fjale te ndryshme qe te ishin te dallueshme nga njera tjetra. ?????????'? - talepori'a, -[tale(=dile, diell) - po - ri - a = diell - bo - ry - a = ryj ne diell(=tale, dile), ryj shume larg, shkoj larg (si ryn ''tale = dile''), vij verdall (si ''tale = dile, dielli'') = lodhem, mudoem] = vuitie, mundime, lodhie. -me greqishten do qe: ''ilio - kani - beni - ine = kani pu beni ston ilio''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ?????'????? - tale'poros, -[tale - po - or(=hyr) - os = diell - bo - hyr - esh = hyn ne ''tale = diell'', shkon larg(deri ne ''tale = dile = dill, diell''), vin verdall (si ''tale=dile, dilli'') = lodhesh, mundoesh] = i vuitun e i mundu, i lodhur, i torturu nga lodhia, fatkeq. ??'?????? - ta'lanton, -[talante - on(=hyn) = lekundie - hyn(ben); -ku: ''talante(= lekundie) = tale - an - t - e(esh) = dile(=diell) - an(=hyn) - t - ish = hyn ne ''tale=diell'', lekundesh si dielli gjat rrotullimit te tij(lart-posht; maitas-diathtas, lindie-perendim, veri-jug); -se fillimisht menonin se ishte dielli qe rrotullohej dhe jo Toka] = lekundie/ dallgezim/ peshore, krau horizontal i shkallezu i peshores. -''talante'' me greqishten do qe: ''ilio - beni - na - ine = beni se ilio, kunai san to ilio''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ??'????? - ta'laros(tellaros), -[tall(=dall=dill, diell) - ar - os = diell - hyr - esh = hyn ne diell, asht shume i madhe] = kosh apo shporte e madhe e ber me thurie(pleksie). -me greqishten do qe: ''ilio - beni - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ??'??? - ta'las, -[tall - a(hy) - as = tell(=dell, diell) - hy - esh// -ose: tal - as = dill - ash = diell ash, hyn ne diell, shkon shume larg(deri ne ''tell=dell=diell''), vin verdall (si ''telli = delli, dielli'')] = i allakat(ur), i vuit, i mundu, i lodhun shume, qe s'di çte beje. -me greqishten do qe: ''ilio - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ??????'? - telamo'n, -[tele(=dele = dielle) - m - on(=hyn) = diell - b - hyn = hyn ne diell, hyn larg, asht e gjate] = rrip, shirit, litar, lidhese e gjate; -(tele bakrri, etj). -me greqishten do qe: ''ilio - kani - beni = beni mekri ston ilio, beni makria''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ????'?? - tele'to, -[tele(=dele=dielle) - et - oo(hy) = diell - esht - hyj = hyj ne diell, jam akoma ne drit, rroj, ekzistoi] = jam, ekzistoi; rroj. ??'??(?)?? - te'lios, -[tele - i(=hy) - os = diell - hy - esh = hyn ne diell, del lart, del ne krye, e perfundon plotesisht; i ber, i perfundu; i piek, qe ka arrit ne fund(se dielli konsiderohei se ishte fillimi dhe fundi(ishte krijusi))] = ai qe ka arrit ne fund, asht piek plotesisht; i persosun, i perkry, i piek, i perfundu plotesisht; i piek ne mosh, i ber burr; çdo gje e perfundu plotesisht edhe sakt. -me greqishten do qe: ''ilio - beni - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ??????'??? - telio'tis, -[telios - t - is = i fundit, i skait; i perfunduar - t - ish] = fundi/ ai qe ka arrit ne fund. -me greqishten do qe: ''telios - na - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ??????????'? - teliotiko's, -[teliotis - k - os = perfundus - q - esh] = ai qe ka aftesi te perfundoi diçka. -me greqishten do qe: ''iliotis - pu - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. Shenim: shikoni edhe mbaresat e fjaleve me larte, te gjitha perputhen vetem me shqipen; -(''-os, -is; -t - is; -k - is(=q-ish)''; -greqisht jane: -''-ine, -na-ine; -pu - ine''). ??????' - teleti', -[tele - et - i(=hy) = dele(=dielle) - esht - hy = hyn ne diell, hyn la, i del ne krye, e perfundon ni pune// hyn ne ''tele = dele=diell'', hyn ke zoti(=dielli), i falesh zotit(=diellit)] = dalie ne fund, perfundimi i plote i diçkae/ veprim fetar ne kishe, kryeria e luties ndai ''zotit = teli, diellit''. -me greqishten do qe: ''ilio - ine - beni = ine pu beni ston ilio''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ????????'?? - teleute'os, -[tele(=dele=dielle) - ut - e(hy) - os = dielle - esht - hy - esh = hyn ne diell, hyn ne skain ma te larget] = ajo qe ndoth ne fund; qe ndodhet e fundit. -me greqishten do qe: ''ilio - ine - beni - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ???????' - teleuti', -[tele - ut - i(hy) = dele(diell) - esht - hy = hyj ne diell, hyj la, dal persiper, dal ne krye, e kryj(e perfundoi) plotesisht// hyj ne diell(=zot), vdes, hyj prap te krijusi(dielli=zoti)] = berie, kryerie e ni procesi perfundimtar/ marim, fund, vdekie/ rezultati perfundimtar. ????'? - tele'o, -[tele - o(=hyj) = dielle - hyj = hyj ne diell, hyj ne fund] = mbaroi, jap fund, perfundoi, bai(kryei) plotesisht/ vdes, mbaroi, arrij ne fund/ kryj zakonet fetare(lutien ndaj ''zotit=telit, diellit'')/ pagui taksen(taks per perfundimin e ni pune, apo taks per zotin(=telin=diellin)); -etj. ???????'? - teloni'a, -[tele - oni - a = dielle - hyn - a = hyn ne diell, hyn larg, hyn ne skai(ne fund), e perfundon ni pune, i del e fund(ne ''tele = dile, diell = zot'')] = fundi(mbarimi) i ni pune/ pagimi i taksave; vend pagimi i taksave. -me greqishten do qe: ''ilio - beni - ine''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ??'?? - ti'le, -[til - e(hy) = dill(diell) - hy = hyn ne ''til = dill, diell'', hyn shume large(ashtu si hyn ''tili = dili, dielli''; -ashtu si hyjn edhe rrezet e ''tili= dilit'' qe hyjn ne pafundesi)] = larg, shume large. -me greqishten do qe: ''ilio - beni''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen. ????'?? - tilo'thi, -[til - ot - i(=hy) = dil(=diell) - esht - hy = hyn ne diell, hyn shume large; apo: hyn deri ku hyjn rrezet e diellit(ne pafundesi)] = larg, shume large. ????'?? - tilo'se, -[til - os - e(hy) = dil(diell) - esh - hy = hyn ne diell, hyn shume large(si edhe ''tili = dili = dielli''); apo: hyn deri ku hyjn rrezet e diellit(ne pafundesi)] = large, shume large. ????'??? - tina'sso, -[tin - as - oo(hyj) = tun(=tund) - ash - hyj; -(si e kuptoim sote); -ku: ''tin = tun(tund) = te - in(hyn) = hyn ne ''te=the, teo, dio = dill'' = hyn ne diell, tundet si dielli(qe shkon ''la-posht, maitas-diathtas, lindie-perendim, veri-jug'')] = tund, lekund/ tundem, lekundem. -me greqishten do qe: ''kuna - ine - beno = beno se kuna = kuniso, kunao''; -spiegimi i fiales del vetem me shqipen.
Margariti
Une nuk e kam derguar te shkuar ne ate forme. Pse e kini bere mish-mash???????!!!!!!!!!!!!!!, sa dhe mua vete me duket e merziteshme per ta lexuar, ne e kisha derguar ne rregull dhe te renditur kjarte. Kam derguar edhe ne vende te tjera, por ma kan nxjere ashtu si e kam derguar. Kur shtypi shqipetar eshte agjenture greke dhe serbe, nuk ke cben.....
Margariti
Re, mundesisht nxire ashtu si ta kam derguar, te dallohet ku fillon njera fjale dhe ku mbaron tjetra. Dhe cjane ato pikpyetje qe mi ke nxjer vend e pa vend.
Ismail
Pa koment. O t'falitun. ku e xut ketëdituni fort jeni tuj gabue Gurakuqi:T'falun atdhetarit të Kosovës
Altin
Fjala me e shemtuar e me e lakuar sot-per-sot eshte fjala e huaj 'vetting." E ardhur nga anglishtja, fjala "vetting" do te thote praktikisht SHOSHITJE, PERZGJEDHJE per me te mirin per emerime te nivelit te larte ne qeveri, sic eshte kabineti qeveritar, apo edhe gjykata. Ne kohen e socializmit perdorej e ashtuquajtura "biografia e mire," me ane te se ciles merrje nje pune te caktuar. Po ashtu edhe ne ditet e sotme, nje gjykates nuk mund te jete gjykates pa qene i paster nga morali, pra, qe nuk eshte i korruptuar. Vetting-un -- SHOSHITJEN, ose perzgjedhjen -- e ben qeveria per keto emerime ne organet e gjykimit. Kur gjyqtari eshte i korruptuar, NUK KA ME "VETTING", por ka hetim policor, qe me pas ia kalon prokurorise per te vertetuar krimin e per te ndeshkuar sipas ligjit cilindo gjyqtar te korruptuar. Gjuha Shqipe eshte shume e bukur per t'u mekembur nga sa-e-sa palaco cirku (nuk thashe "klloun") ne parlament e ne stacionet televizive. Jane pikerisht gazetaret televizive (sidomos keta) qe e shkaterrojne sistematikisht gjuhen me nje fodullek te shfrenuar.

Shto komentin tuaj

2 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM