Kulturë

Filmat e komunizmit, aktorja Roza Anagnosti shpërthen ndaj Agron Tufës: U bëre ti…

Roza_AnagnostiNë një intervistë me gazetaren e emisionit “Njerëz në Fokus” në "News 24" Ola Mitre, aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti flet për nismën që pritet të dorëzohet në Parlament mbi disa filma të kohës së komunizmit, të cilët do t’i presë një tjetër fat, rregullim, me anë të një shpjegimi, por jo ndalim siç thotë nismëtari Agron Tufa.

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit. “Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake, dhe vijnë tani këta…”,- thotë aktorja. Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje. “Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,- thotë aktorja.

Vetë Tufa, sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për ndalimin e këtyre filmave, por për rregullimin e tyre.

/D.Xh/

 

p.d
..shoqja Roza Rozina ishte nje loie femijshe perse merr ne mbrojtje ate kohe te filmave qe ju keni dhene shpirtin-kur shpirti i Agron Tufes ka dhembure me shume ne ato dite te zeza kur ju te tjeret kerkonit te shkelqenit-Agron mos beje kompromiste dhe mos u terhiqe.
Studenti.
Filmat e komunizmit i do populli ose jo, e verteton fakti sa vizitore shohin c'do cfilme. Ky numur per c'do filme,eshte treguesi Nr1, debatet e tjere jane antidemokratike,jane shitje "denglash":.
y
Tufa, Tufa ,Je itufezuare,je pjese e salise qe eshkaterroi shqiperine si pas porosis se milloshevicit. qe epagoj me 17 miljon dollar,ndofta i kane teperuare ete kadhene ca ty,qe nje dite me djell na del me ide" rrevolucjonare"te shkaterrosh filmat qe pasqyroin nje epok te caktuare. Ne kerkoime te njohim nga kemi ardhur dhe beime zbulime arkeollogjike perte njohur te kaluaren e erret.Qe nuk ka as libra te shkruara as filma.Kjo eshte me qellim te caktuare ore Tufa ose injoranci.
Iliri
Roza Xhuxha! ty nuk te takon te mbrosh keto paçavure filmash irrealist .dogmatike qe injektonin ne nje forme primitive e injorante ,ideologjine pseudo -komunisteFamilja e yte e ka hequr tane jeten tmerrin komunist.Babai yt i burgosur ne kampet e tmerrshme te genocidit-enverist. Nena yte nje nder grate me te bukura e te emancipuara.( sepse gjyshja e yte ishte Italiane) gjithe jeten ne te ftohet apo te nxehte punoj ne ndertim duke bere llaç e tulla. Prandaj duhet te distancohesh nga ky pseudo-art pamvarsisht talentit tuaj.

Shto komentin tuaj

4 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM