Kulturë

Gruaja e Dr. Florit shfaqet në televizion me djalin, ja mesazhi që ajo ka

Blerina_Kondi_bashkeshortja_e_Doktor_FloritBashkëshortja e Dr. Florit për herë të parë është shfaqur në publik me djalin, Danielin, i cili është me sindromën Daun. Familjarët e këngëtarit të njohur që u nda nga jeta 3 vjet më parë, kanë qenë të pranishëm në emisionin “Xing me Ermalin”.

Bashkëshortja e Florit, Blerina Kondi kërkoi nga prezantuesi Ermal Mamaqi që me djalin e saj në prehër të përcillte një mesazh për publikun dhe për ata që kanë fëmijë me sindromën Daun. Gjatë intervistës, Blerina ka thënë se pas lindjes së djalit, personi që i ka qëndruar më shumë pranë ka qenë pastori i Kishës “Rilindja”, Fitor Muça.

Mesazhi që Blerina ka pasur për publikun ishte: “Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar dhe jemi falënderues për këtë”. Mesazhi i saj është shoqëruar me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.

 /D.Xh/

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM