Lifestyle

Hamburgeri që u shit për 10.000 dollarë

170316161154-expensive-burger-2-780x439

Gjatë një eventi bamirësie të organizuar në Dubai, është shitur hamburger më i shtrenjtë që mund të keni parë. Bëhet fjalë për haburgerin i cili u shit plot 10.000 dollarë. Duket e pabesueshme, por jo për themeluesin e revistës “Dubai Lifestyle”, i cili ishte edhe klienti që bëri këtë blerje të pazakontë. Hamburgeri përbëhej nga 7 varietete të ndryshme të mishit të viçit, një biftek për secilin nga Emiratet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Djathi chedar i një cilësie të lartë, shirita pancete të viçit si edhe një simite e përgatitur me shafran ishin përbërësit e veçantë të këtij hamburgeri.

Hamburgeri u përgatit nga Russell Impiazzi, drejtor i kuzhinës  “Le Gourmet” në “Dubai Galeries Lafayette”, si  edhe anëtar i familjes mbretërore të Katarit, Sheikh Muhammed bin Abdullah Al Tani.Dy vite më parë ai theu rekordin e parë duke shitur hamburgerin për 7000 dollarë, ndërsa këtë vit theu rekordin e dytë.

"Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit dhe zbulimin e lirë në një fazë të hershme." Ankandi u drejtuar nga Pink Karvanit, që fushata të rriste ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.

/E.Sh/Shekulli Online/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM