Lifestyle

Humbisni peshë duke konsumuar këto ushqime të shpejta

maingettyimages-603190378

Ndoshta duket çudi, por ekzistojnë ushqime të shpejta të cilat mund t’ju ndihmojnë në humbjen e peshës. Edhe pse dietologët i’u kanë thënë të hiqni dorë prej ëmbëlsirave dhe ushqimeve të shpejta, e vertëta është se në fakt mjafton vetëm të zgjidhni me kujdes. Sipas një artikulli nga “Men’s Health”, janë renditur disa ushqime të shpejta dhe të shijshme të cilat ndihmojnë në eleminimin e dhjamit.

2_gettyimages-617378440

1 – Pudingu me fara chia

Farat chia janë një prej ushqimeve më efektive kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Për të krijuar një puding të shijshëm dhe të shëndetshëm me këto fara ju duhet thjesht të kombinoni farat chia me kokosin, vaniljen, qumështin dhe kanellën. Është sa e shijshme aq edhe efektive për rënien në peshë.

3_gettyimages-94391222

 

2 – Çokollata e zezë

Nëse jeni një adhurues i çokollatave dhe kërkoni të humbni disa kilogramë pa hequr dorë prej saj, atëherë thjesht konsumoni çokollatën e zezë me përqindje të lartë të kakaos. Ajo iu heq oreksin, përmban proteina si edhe mund të përdoret për ti dhënë më tepër shije ushqimeve të tjera të dietës tuaj.

 

4_gettyimages-168249413

3 – Bajamet me mjaltë

Bajamet janë një burim i përkryer proteinash. Por nëse dëshironi një shije më të mirë, thjesht shtojini pak mjalt .Kombinimi i tyre është i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm.

 

6_gettyimages-529995728_0

4 – Kos me luleshtrydhe

Kosi me fruta është një ushqim shumë i dashur për të gjithë. Por nëse e blini të konservuar nuk ka të njejtat vlera si ai që mund të krijoni në shtëpi. Mundohuni të krijoni vetë kosin tuaj me fruta. Shtoni disa luleshtrydhe në kos dhe lëreni të ftohet. Shija do të jetë perfekte dhe vlerat ushqimore janë të larta.

 

7_gettyimages-122684807

5 – Dardhë dhe gjalpë kikiriku

Dardha ka përqindje të lartë fibrash dhe proteinash, ndërsa gjalpi i kikirikut ka yndyrnat e nevojshme për t’ju bërë të ndiheni të ngopur. Kombinojini së bashku për të pasur një dietë të shëndetshme dhe të shijshme.

 

8_gettyimages-453427657

6 – Qumësht me çokollatë

Qumështi njihet për vlerat që ka në organizëm. Nëse nuk iu pëlqen shija e zakonshme e qumështit krijoni një smoothie duke e përzierë me çokollatën fondante.

 

/E.Sh/Shekulli Online

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM