Sport

Suarez: Nuk e kemi humbur besimin te Enrike

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 20:05
  • Përditësuar 20:05
1487337884_208487_1487340193_noticia_normalPas një forme të dobët nga Barcelona këtë sezon, të shumta janë zërat që e largojnë teknikun spanjoll të klubit katalanas nga “Camp Nou”. Sipas mediave në gadishullin Iberik, Enrike nuk ka të ardhme në te Barcelona.

Por lojtarët e tij vazhdojë të kenë besim te 47-vjeçari i cili e ka  pranuar se ky mund të jetë sezoni i fundit për të. Së fundmi sulmuesi uruguaian Luis Suarez ka treguar se lojtarët kanë ende besim te Enrike.

“Nuk e kemi humbur besimin te trajneri ynë. Po vuajmë të gjithë së bashku, trajneri, lojtarët, stafi, asistentët ... dhe po të gjithë duhet që t’i rregullojmë gjërat. Do të jemi të bashkuar dhe nuk do i kushtojmë vëmendje se çfarë flitet jashtë fushave. Kemi nevojë për përmirësime por ne do punojmë,” tha Suarez. /P.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM