Sport

Luiza Gega, medalje të artë në Stamboll

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 19:25
  • Përditësuar 19:25
gegaNuk kishte mënyrë më të mirë për ta nisur vitin 2017 sesa fitimi i një medaljeje të artë nga ana e atletes shqiptare, Luiza Gega.

28-vjeçarja triumfoi në garën e 1.500 metrave në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura, duke dalë në vendin e parë e për të fituar kështu medaljen e artë në Stamboll të Turqisë.

Gega përmirësoi me 24 të qindtat e sekondës rekordin kombëtar të mbajtur nga ajo vetë. Turneu në Stamboll ishte pjesëmarrja e tretë për Luiz Gegën këtë vit. Më herët atletja fitoi medaljen e argjendtë në garën e 1.500 metrave në Republikën Çeke. /P.Sh/

Pa Emër
Bravo Luiza, nderove veten dhe Shqiptaret. Urime dhe suksese the tjera!

Shto komentin tuaj

3 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM