Sport

Ja cilët janë lojtarët në listën e transferimeve të Milan-it

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 18:37
  • Përditësuar 18:37
Fabregas-1Tifozët e Milan-it presin një sezon të ri ndryshe dhe po ashtu fytyra të reja në skuadër, pas blerjes së klubit milanez e cila pritet të finalizohet në muajin mars nga pronarët kinezë të “Sino Europe”.

Teksa trajneri Vincenco Montella do të rikonfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm, të shumtë janë lojtarët që do të largohen, njësoj kjo edhe ata të cilët do i bashkohen klubit nga “San Siro”.

MBROJTËS – Milan do të provojë të transferojë të paktën një qendërmbrojtës në verë. Mateo Musaccio vazhdon të kryesojë listën e mbrojtësve të preferuar të klubit.

MESFUSHORË – Mesfushori i Çelsit, Cesc Fabregas vazhdon të mbetet një ëndërr për milanezët, por përsëri do të jetë e vështirë për ta të bindin londinezët financiarisht. Mahmoud Dahold i Borusia Monchenglabah është po ashtu në listën e të preferuarve. Milan Badelj i Fiorentinës ndiqet me vëmendje nga Milan. Ndërsa rosonerët shpresojnë të mbajnë më gjatë lojtarin e huazuar nga Çelsi, Mario Pasalic.

SULMUES – Emri i sulmuesit të Lacio-s, Keita Balde është shkruar me shkronja kapitale në listën e drejtuesve të Milan, por talenti premtues është në negociata me Barcelonën. Ylli i Torino-s, Andrea Belotti dhe Federico Berardeschi i Fiorentinës janë po ashtu në listën e dëshirave të milanezve. /P.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM