Sport

Milan, ofertë 35 milionë euro për Insinje-n

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 18:18
  • Përditësuar 18:19
insigne-napGjatë muajit janar, Napoli refuzoi një ofertë prej 35 milionë euro ardhur nga klubi i Milan-it në drejtim të lojtarit Lorenzo Insinje, por ajo u refuzua direkt nga klubi napolitan.

Por duket se rosonerët do të provojnë sërish gjatë afatit kalimtar të verës për të transferuar Insinjen në “San Siro” me po të njëjtën ofertë, pasi 25-vjeçari është një ndër lojtarët e preferuar të drejtorit të ri sportiv të kuqezinjve, Masimo Mirabeli.

Ndërkohë Insinje është në bisedime për të zgjatur kontratën me Napoli-n, teksa edhe vitin e kaluar u provua kjo gjë por të dyja palët nuk ranë dakord. /P.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM