Politikë

Kriset koalicioni në Gjirokastër, kryebashkiakja e LSI shkarkon zv/kryetarin e PS


1 Nga 2 Foto


Tensionet politike mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zbritur edhe në nivel lokal.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami ka shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Ylli Muhon i cili i përkiste PS-së. Mesditën e sotme Zamira Rami i ka dhënë një shkresë në dorë Muhos pa dhënë asnjë lloj shpjegimi, duke i komunikuar shkarkimi nga detyra.

Ylli Muho prej vitit 2003 e deri më 2015 ka mbajtur postin e Kreut të Komunës Antigonë. Ai nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me atë qe ai e ka komentuar thjesht si një lirim nga vendi i punës. /E.SH/

Pa Emër
Me pamjen e jashtme si 'derrkuc' si e kane votuar per vite me rradhe?!

Shto komentin tuaj

6 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM