Politikë

Meta: Ka përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale

ilir metaKreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, foli sot në Komitetin drejtues të LSI-së së Tiranës, nga ku tha se ka një përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale.

Meta theksoi rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi, përfundimin e reformës zgjedhore si dhe vijimin e procesit të dekriminalizimit.

"Përgatitjet për 18 qershorin në të gjitha drejtimet si organizative ashtu dhe programore nuk duhet të na shpërqendrojnë nga angazhimi ynë për disa reformat më të domosdoshme që ka vendi dhe kanë të bëjnë me vetë klimën e para zgjedhjeve sikurse është vazhdimi në mënyrë transparente i reformës në drejtësi për zbatimin e saj, është një kërkesë dhe kusht për hapjen e negociatave për të ardhmen por është e rëndësishme dhe për klimën politike parazgjedhore që të jetë sa më konstruktive.

Vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale ashtu sikurse dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të reformës zgjedhore që duhet të kishte përfunduar me kohë duke reflektuar kërkesat dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vazhdimi i pandalshëm i procesit të dekriminalizimit që është jo vetëm detyrim por dhe standard për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitetin e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë integriteti të përfaqësuesve publike të qytetarëve shqiptarë”, tha Meta. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM