Politikë

Meta, mesazh urimi Veselit: Mirënjohje atyre që sakrifikuan për Pavarësinë e Kosovës

metaKryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh urimi kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mesazhi i urimit

I nderuar Zoti Kryetar,

Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot i gjithë kombi shqiptar kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, ndaj sot nderojmë me krenari, së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, mençurinë vizionare të Presidentit Ibrahim Rrugova dhe përulemi me respekt të thellë ndaj heronjve të UÇK-së me Komandantin Adem Jashari në krye. Sakrifica e pamasë e tyre na detyron të gjithëve të shumëfishojmë përpjekjet tona me qëllim që Shteti i Kosovës të ecë përpara në misionin kombëtar të shtimit të njohjeve ndërkombëtare, forcimit demokratik institucional dhe të avancimit në axhendën e sigurt euro-atlantike.

Në këtë drejtim, Ju siguroj për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe duke mirëpritur vizitën Tuaj zyrtare ditën e hënë në Tiranë, unë besoj fort se ajo do të rikonfirmojë bashkëpunimin gjithnjë e më cilësor mes Tiranës dhe Prishtinës. Duke Ju shprehur edhe një herë urimet e mia më të sinqerta, si dhe dëshirën për paqe, zhvillim e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës, Ju lutem pranoni, i nderuar z. Veseli, ndjenjat e konsideratës time më të lartë. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM