Sport

Venger: Mund të largohem nga Arsenali, por jo nga futbolli

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 16:02
  • Përditësuar 16:02
downloadMenaxheri i klubit të Arsenal, Arsen Venger tregon e është ende i paqartë nëse do vazhdojë të jetë në drejtimin e “Topçinjëve” edhe sezonin e ardhshëm, por është i sigurt që nuk do të largohet nga futbolli.

Ky është sezoni i 21-të për teknikun francez në “Emirates Stadium”, ku dhe i ka sjellë klubit shumë trofe të rëndësishëm dhe e ka transformuar tërësisht skuadrën nga Londra e veriut. Por pas rezultateve të dobëta në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, tifozët duan largimin e tij.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë por unë do vazhdoj të menaxhoj edhe në sezonin e ardhshëm. Nuk e di nëse do jem këtu akoma apo diku tjetër. Pres që klubi të marrë vendimin e tij,” tha Venger. /P.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM